947 results

Page 9 / 79

Huazimet turke në studimet e Eqrem Çabejit

Liridona Bërkolli · University of Prishtina
Ky artikull analizon rolin e Eqrem Çabejit si studiues i ndikimeve të gjuhës turke në shqip. Liridona Bërkolli shqyrton kontributet e Çabejit në studimin e turqizmave, duke theksuar rëndësinë e këtyre huazimeve për të kuptuar ndërveprimet historike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe osmanëve.

Dy dorëshkrime të panjohura të fjalorit turqisht-shqip “Dürre-i Manzûme”

Güler Doğan Aveberk · Marmara University
Në këtë studim është shqyrtuar një temë që deri më tani në Turqi nuk njihet mirë në studimet e fjalorit në vargje. Do të prezantohen dy kopje të reja dorëshkrimi të fjalorit poetik turqisht-shqip me emrin Dürre-i Manzûme, të cilat janë konfirmuar në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, nga i cili der…

Analiza e strukturave usûl dhe makam të këngëve popullore turke të mbledhura në Kosovë ndërmjet viteve 1965 dhe 2020 me qasjen 'Bërthamë melodike'

Ümit Fışkın
Rajoni i Kosovës ka trashëguar një sasi të konsiderueshme të kulturës, artit dhe arkitekturës nga Perandoria Osmane, nën sovranitetin e së cilës qëndroi për shumë vite. Komunitetet që jetojnë në këtë rajon janë të ndikuara nga muzika makam pavarësisht dallimeve etnike. Në territoret në ndikimin e mu…

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…
OA Optime SQ

Shkolla, mjedisi i shoqërizimit dhe mësimit

Natasha Poroçani, Helena Grillo
Shkolla është mjedisi ku nxënësit e mësuesit shoqërizohen me njëri tjetrin dhe mes tyre, por edhe vendi specifik për të siguruar procesin e të mësuarit, të cilin e ka prioritetin kryesor. Vlera e saj mjedisore perceptohet dhe aplikohet në tri akse: në mjedisin fizik (vendi konkret), biologjik (me ka…
OA Optime SQ

Kufizimi i të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike dhe roli i gjykatave në garantimin e respektimit dhe mbrojtjes së tyre

Entela Gjoni
Ideja thelbësore e sistemit juridik, e njohur gjithashtu si Shteti i së Drejtës, qëndron si një element kryesor në demokracitë kushtetuese bashkëkohore. Studimi aktual synon të argumentojë kufijtë dhe dispozitat e ndërvarësisë ndërmjet të drejtave dhe lirive themelore dhe rolit të Gjykatës në shpërn…
OA Optime SQ

Vlerësimi i stabilitetit të trajtimit të klasës së dytë të malokluzionit dentar, rishikim literature

Erila Spahiu, Eva Papajani, Blerta Cerekja, Matilda Shena
Ky rishikim i literaturës shqyrton stabilitetin dhe efektivitetin e trajtimeve ortodontike për malokluzionin e klasës II, një problem i zakonshëm që përfshin protruzionin maksilar ose retruzionin mandibular ose mund te jene prezente te dyja njekohesisht, prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët. Ndë…
OA Optime SQ

Përfitimet e konsumatorit nga kombinimi i tregëtisë tradicionale me atë elektronike

Genti Çela, Aja Çela
Tregtia është mekanizmi kryesor në mbështetje të aktivitetit ekonomik. Sipas Business Dictionary, “Tregtia është i gjithë sistemi i një ekonomie, i cili krijon mjedisin për biznesin. Ajo përfshin siste-met ligjore, ekonomike, politike, sociale, kulturore dhe teknologjike që veprojnë në çdo vend”. Bi…