Arkivat janë vendet kryesore ku gjenden burime të shkruara historike- arkivore. Në Shqipëri arkivat, si institucion, kanë një histori prej më shumë se 70 vjetësh. Pas Luftës së Dytë Botërore nevoja e ngritjes dhe e fun-ksionimit të një strukture shtetërore solli në vëmendje domosdoshmërinë e grumbul…
Arkivat janë asete të paçmuara për shoqërinë pasi shërbejnë si urë lidhëse dhe komunikimi midis epokave të shoqërisë dhe gjeneratave të njerëzimit. Kjo vlerë e pamohueshme e tyre krijon një raport të ngushtë të arkivave me publikun, ndaj dhe institucionet arkivore duhet ta mbështesin kulturën e arki…
Historia, po edhe shkencat e tjera që merren me ndriçimin e së kaluarës njerëzore, më së shumti u kushtojnë rëndësi burimeve të shkruara, duke neglizhuar ose duke mos i kushtuar vëmendje të duhur llojeve të tjera të burimeve si, fjala vjen, rrëfimeve a kujtimeve orale, fotografive etj., duke i konsi…
Fondet arkivore të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve janë fondet kryesore që ruhen dhe administrohen nga arkivat shte-tërore vendore. Gjatë përpunimit tekniko-shkencor të dokumenteve arkivore të këtyre fondeve shpesh arkivistët hasin në vështirësi lidhur me ndërtimin e struk-…
Moment i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, përbën pikën e kthesës mes të djeshmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Akti i shpalljes së pavarësisë hidhte themelet e jetës së pavarur shtetërore, por ky akt do të pasohet në vazhdimësi me një sërë …
Një nga fondet që ka rëndësi të veçantë për njohjen e zhvillimit të arsi-mit shqip në Kosovë është fondi i Inspektoratit të Arsimit në Prefekturën e Prizrenit (1941-1945).Dokumentet që ruhen në këtë fond na mundësojnë të ndriçojmë aspekte të rëndësishme të historisë së arsimit në Kosovë në periudhën…
Arkivat dhe rrjeti ynë arkivor kombëtar (Shqipëri) sot është shndërruar në institucion modern, dinamik dhe shumë i kërkuar nga shoqëria në tërësi. Kjo kërkesë vjen nga problematikat reale që shtrohen për zgjidhje para kategorive sociale. Prandaj, ato individualisht dhe institucionalisht i drejtohen …
Nga dita e dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi nga Perandoria Osmane më 26 nëntor 1880, në strategjinë e politikës shtetërore malazeze ishte ndryshimi i strukturës etnike në këtë krahinë e cila dominohej nga popullsia shqip-tare. Në lidhje me këtë çështje në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi ekziston nj…
Përderisa demonstratat e vitit 1968 në Kosovë ndikuan pozitivisht në ngritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve në Jugosllavi, sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974, në anën tjetër demonstratat e vitit 1981, duke filluar me demonstratat studentore të organizuara gjatë muajve mars-prill të …
Atë Gjergj Fishta, personaliteti më i rëndësishëm jo vetëm i letërsisë në veçanti, por edhe i historisë kombëtare në përgjithësi, i njohur si “Homeri shqiptar”, është shkrimtari i letërsisë shqipe që lëvroi disa aspekte të rëndësishme të saj.Atë Gjergj Fishtën pa mëdyshje mund ta quajmë ‘arkeolog’ t…
Ky punim ka për qëllim të trajtojë rolin, detyrat si dhe rëndësinë e sekretarisë dhe arkivit të institucioneve të administratës shtetërore. Gjithashtu trajtohet puna që duhet të kryejë sekretaria dhe arkivi i insitucioneve për hartimin e shkresave zyrtare, evidentimin, hartimin e pasqyrës emërtuese …
Në kuadër të veprimtarisë së vet, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka edhe njësinë e saj të veçantë, Fototekën, e cila ka një koleksion të rëndësishëm të fotografive. Ndonëse Fototeka e Arkivit të Kosovës, në të vërtetë, si njësi e veçantë është krijuar relativisht vonë (në vitin 2000), megj…