Articles Journals Publishers Subjects

1,130 results

Page 81 / 95

Vështrim krahasues i dy varianteve: Nata e Ustikës, 1989 dhe një natë dhe dy agime 2002, të shkrimtarit Petro Marko

Fatjona Memi
Në mungesë të një tradite të hershme të lëvrimit të romanit në Shqipëri sidomos në vitet ‘60-‘80, pati ndikim të madh romani i realizmit socialist i cili i kufizonte romanit shqiptar burimin estetik, filozofik, letrar dhe shfrytëzimin e shkollave letrare – estetike të letërsisë së shek. XX-të. Por, …

Evolucioni i sistemit alfabetik të F. A. Santorit - Çelës për përcaktimin e kohës së hartimit të veprave të tij

Merita Bruci
Trashëgimia letrare e shkrimtarit arbëresh Franqisk Anton Santori (1819-1894), në raste të rralla është botuar në gjallje të autorit. Vetëm katër vepra kanë parë dritën e botimit dhe ndër to tri1 japin të dhëna mbi kohën kur janë shkruar dhe vendin e botimit ndërsa Il Canzoniere albanese është botua…

Për veprën gjuhësore “gramatikë historike e gjuhës shqipe” të akademikut Kolec Topalli

Ethem Likaj
Elementet e para të gramatikës historike të shqipes zënë fill gati një shekull e gjysëm më parë. E në atë kohë nuk mund të niste ndryshe, veçse nga një i huaj, por me autoritetin elitar më të lartë. Ai ishte F. Boppi. Emri i tij bëri që pas këtyre “thërrimeve” të para gramatikore të shqipes të rrëmb…

Trajtimi i rrethanorit në gramatikat e shqipes: vëzhgim historiko-kritik

Anila Kananaj
Trajtimi i kategorisë së rrethanorit në gramatikat e shqipes është një çështje e rëndësishme sintaksore, e cila nuk ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e albanologëve shqiptarë. Nëpërmjet një vëzhgimi historiko-kritik, ky studim synon të paraqesë zhvillimin e mendimit gjuhësor për rrethanorin, duke nx…

Laura Smaqi, “Itinerare që ndërthuren (Studime mbi letërsinë shqipe)”, botimet “Poeteka”, Tiranë, 2012

Shaban Sinani
Libri “Itinerare që ndërthuren” i Laura Smaqit, me nëntitull “Studime për letërsinë shqipe”, përmban 20 studime të autores shkruar për shkrimtarë, vepra dhe dukuri të letërsisë shqipe gjatë shekullit të Rilindjes deri në letërsinë më të re, prej Jeronim de Radës deri te shkrimtarët e sotëm shqiptarë…

Një vështrim origjinal i së kaluarës së popullit tonë (romani “nomeja e largët” i F. Ballancës)

Spiro Gjoni
Pas leximit të tregimeve, novelave dhe reportazheve të Faik Ballancës, natyrisht krijon një opinion të përgjithshëm dhe, për rrjedhojë, edhe një vlerësim të caktuar, jo vetëm për autorin por dhe për veprën e tij letrare. Por, ky opinion dhe vlerësim nuk mund të merren si të plotë dhe të saktë, kur d…