Articles Journals Publishers Subjects

888 results

Page 8 / 74

Pikëpamjet e nxënësve dhe të studentëve për rolin e shkollimit paraprak në përgatitjen e tyre për jetë dhe punë

Ismet Potera, Osman Buleshkaj
Ky punim studimor shqyrton nevojat e papërmbushura të nxënësve dhe të studentëve në kontekstin e shkollimit të tyre paraprak. Punime të ndryshme kanë identifikuar se shumica e nxënësve ndiejnë se teoritë e mësuara në shkolla shpesh nuk lidhen me praktikat reale të jetës dhe tregut …

Përdorimi i rezultateve të vlerësimit të nxënësve për përmirësimin e mësimdhënies dhe nxënies

Selim Mehmeti
Vlerësimi i nxënësve dhe përdorimi i rezultateve të vlerësimit për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe nxënies është një temë me rëndësi të veçantë për studiues të fushës së edukimit. Ky studim trajton përdorimin e rezultateve të vlerësimit të nxënësve nga shkollat publike të Kosovës, për që…

Identifikimi i nevojave të mësimdhënësve për zhvillim profesional

Addhe Krasniqi, Osman Buleshkaj
Zhvillimi profesional i dedikohet përmirësimit të punës praktike të mësimdhënësve dhe ngritjes së cilësisë. Përgatitja e duhur dhe profesionalizmi i mësimdhënësve dëshmohen në të arriturat apo performancën e nxënësve. Prandaj, mësimdhënësit duhet të jenë në hap me zhvillimet, ndryshimet dhe nevojat …

Zbatimi i mësimit dual në Kosovë: përvoja dhe perspektiva nga udhëheqësit e shkollave

Osman Buleshkaj
Realizimi i arsimit dual në Kosovë paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit të nxënësve në tregun e punës, përmes një kombinimi të mësimdhënies teorike dhe praktikës profesionale në vendin e punës. Ky studim ka për qëllim të eksplorojë zbatimin e modelit të arsimit dual në Kosovë, duke vënë n…
OA Univers SQ

Istvan Schutz - vijues dhe zhvillues i traditës albanologjike hungareze

Prof. Dr. Emil Lafe
Profesori hungarez István Schütz është një emër i njohur prej kohësh në fushën e studimeve albano-ballkanologjike moderne dhe është përfaqësuesi më i famshëm i albanologjisë në Hungari. Interesat e tij për gjuhën shqipe filluan që në vitin 1948, kur ai u caktua të mësonte hungarisht studentët e parë…
OA Univers SQ

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në letërsi dhe në folklor

Gjovalin Shkurtaj
Trimëritë legjendare të heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti, zgjatën për 25 vjet dhe ai mund të thuhet se ishte "një mburojë e fortë për Evropën". Për këtë arsye, veprat kushtuar atij vazhduan pandërprerë gjatë shekujve, duke e ringjallur heroin tonë sa herë që duhej një simbol i fortë për të mbështet…
OA Univers SQ

Xhamitë - vendi dhe roli i tyre në urbanistikën dhe në jetën e banorëve të fshatit shqiptar

Prof. Dr. Ali Muka
Xhamitë, si ndërtim te kultit musliman, janë faltore me përdorim krahasimisht te gjatë dhe masiv në trojet banuara tradicionalisht nga shqiptarë. Këto faltore i kane fillesat e tyre në keto troje, të lidhura me pushtimin osman, qe nisi ne shek. XV, dhe vazhdoi për gati pesë shekuj. Sipas statistika…