Punimi “Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara Intelektuale’’ është realizuar përmes studimit të burimeve të ndryshme lidhur me problemin dhe hulumtimit në terren. Qëllimi i studimit ishte të identifikojë specifika të mësimdhënies së suksesshme të nxënësve me aftësi të kufizua…
Procesi edukativ, që përkrah dhe mbështet zhvillimin më të mirë të fëmijës, është baza e veprimtarive të institucioneve parashkollore. Ky proces i vazhdueshëm edukativ duhet t’u kushtojë rëndësi të veçantë fëmijëve, personalitetit individual të tyre, nga momenti që fillojnë edukimin parashkollor, du…
Objektivë esenciale e këtij studimi - punimi është rëndësia e kreativitetit, si metodë e punësme fëmijët, dhe zbatimi i saj në institucionet tona publike, të edukimit parashkollor. Në kuadër të kësaj çështjeje, punimi përmban edhe shqyrtime më të përgjithshme teorike, të këtyre aspekteve, si: Univer…
Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës në arsimin parauniversitar në Kosovë ka filluar të realizohet nga Inspektorati i Arsimit, në bazë të politikave arsimore, procedurave dhe qasjes ndaj vlerësimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Përvoja fillestare me…
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është një proces i rëndësishëm dhe i ndjeshëm. Mësimdhënësit dhe inspektorët shfaqin perceptimet e tyre për procesin e vlerësimit nga këndvështrime të ndryshme. Këto perceptime janë objekti i këtij hulumtimi. Qëllimi i hulumtimit ë…
Vlerësimet për nivelin e kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim, të realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të pakta dhe hipotetike. Vlerësimet e deritanishme i referohen analfabetizmit klasik në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra paaftësisë për të s…
Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta …
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se …
Me këtë studim ekzaminuam disa nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që mund të parashikojnë qëndrimin e nxënësve ndaj të mësuarit sipas perceptimit të mësimdhënësve dhe nxënësve.
Qëllimi i studimit ishte të identifikojë dhe të analizojë faktorët kryesorë që ndikojnë …
Psikoterapia është një formë e ndryshme dhe bashkëkohore e trajtimit për çrregullimet mendore dhe shqetësimet klinike psikologjike. Një numër i pafund sfidash përballen nga profesionistët që punojnë në këtë fushë. Disa nga këto sfida janë specifike për zhvillimin shoqëror dhe mjedisin social, kultur…
Sjelljet problematike të nxënësve nëpër shkolla janë lajm pothuajse i përditshëm në medie, shkolla e komunitet: prindër, mësues, profesionistë etj. Ato përbëjnë një problem në rritje dhe një nga shqetësimet më serioze në shoqëri.
Qëllimi i hulumtimit është të analizojmë dhe të përshkruajmë qasjen …