Articles Journals Publishers Subjects

127 results

Page 8 / 11

Mbrojtja e lëndës arkivore në depot e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë

Vullnet Iseini · Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, i incizuar ose i krijuar në formë tjetër. Arkivat përbëjnë pjesën themelore dhe të pazëvendësueshme të pasurisë kulturore, historike, përkatësisht thesarin kulturor të një populli, treve ose të njëvendi. Arkivat në tërë botën, po…
OA Univers SQ

Mbi disa lloje të ligjërimit në Kuran

Dr. Rexhep Suma
Libri i shenjtë, Kurani Famëlartë, është fjalë e Allahut (xh.sh.) që e  ka zbritur në periudhën kohore prej 23 vitesh mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin (a.s.). Si i tillë, ai ka sfiduar botërat dhe çdo krijesë. Kurani përçon në vetvete jetë, ilustrim dhe frymëzim shpirtëror dhe qenia njerëzo…
OA Univers SQ

Roli i medias në “pushtimin” që i bëhet natyrës

Denisa Xhoga
Natyra është arti i Krijuesit dhe ne jemi pjesë e kësaj natyre. Por, ne po dalim gjithnjë e më tepër kundër natyrës dhe, për rrjedhojë, edhe kundër Krijuesit. Ne po denatyrohemi nga dëshira në rritje për pasuri dhe konsum. Paralelisht me denatyrimin e ndërgjegjes sonë po “i biem në qafë” edhe natyrë…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…

Alegoria e kujtesës dhe gjuha poetike e Dantes në vëllimin “Buelli” të Martin Camajt

Blerina Suta
Kujtesa është një koncept kyç që kondenson sidomos, në tri vëllimet e fundit, Buelli, Nema dhe Palimpseste, konceptin e Camajt për artin. Evoluimi i fazës së fundit krijuese të poetit, hetimi i shtresëzimeve që merr ky koncept vë në provë të gjitha njohuritë tekniko-formale që e …

Krijimtaria dhe kritika letrare binom i pandalshëm, i domosdoshëm dhe me ndërveprim reciprok

Spiro Gjoni
Një brez i tërë fëmijësh dhe të rinjsh, që sot janë në moshën e tyre të pjekurisë e njohin shkrimtarin dhe krijuesin e një numri jo të vogël krijimesh, duke nisur nga përrallat e fabulat e duke vazhduar me tregimet, novelat e romanet. E njohin dhe i kanë lexuar librat e tij me mbretër e me luftëtarë…

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …
OA Univers SQ

Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë

Viron Kona
Artikulli “Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë” fokusohet në karakterin dhe veprimtarinë krijuese e novatore të Prof. Dr. Arian Kadiut, të cilit i është dhënë çmimi “Mjeshtër i Madh”. Shkrimtari shqiptar, Viron Kona, pasi informoi lexuesin për veprat dhe …

Perceptime dhe horizonte për frazeologjinë e gjuhës shqipe Jani Thomai, “Studime Gjuhësore II”, Tiranë, 2017

Artur Lamaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, gjatë viteve të fundit, ka mundësuar përgatitjen për botim të korpusit shkencor të akademikut Jani Thomai. Në hapësirat e tij janë përmbledhur artikuj e studime që shpërfaqin jo vetëm përvojën studimore, pjekurinë krijuese1 të një gjuhëtari të zëshëm, por edhe …