Articles Journals Publishers Subjects

1,130 results

Page 73 / 95

Përcaktimi i foljeve të parregullta në gjuhën shqipe

Leonard Dauti, Mustafa Karapinjalli
Klasifikimi i foljes në gjuhën shqipe ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë objekt studimi për një numër të madh autorësh, shqiptarë dhe të huaj. Në studimet për gjuhën shqipe ndeshim pothuajse po aq klasifikime sa dhe autorë që janë marrë me të, sa që vështirë se mund të gjejmë dy klasifikime që të për…

Dosja 806 dhe procesverbali 6/VII/56 në arkivin e IGJL dhe lidhja e saj me realizmin socialist

Arian Leka
Përveç teksteve që janë botuar në formë monografish, artikujsh të veçantë apo përmbledhjet e tyre në libra teorikë e doracakë si edhe sprovat për sistemimin e një Historie të Letërsisë shqipe (shqiptare), përveç referateve të publikuar në shtypin letrar e politik të kohës e përtej veprave autoriale,…

Mbi ndarjen në rrokje të grupeve dyshe të bashkëtingëlloreve në pozicionin ndërzanor

Artan Xhaferaj
Në fushën e fonetikës së shqipes, një prej çështjeve mjaft të ndërlikuara është ndarja fonetike e fjalëve në rrokje. Një trajtim i zgjeruar për këtë ç’është është bërë nga Dodi (2004), i cili, falë njohjes së sigurt të literaturës bashkëkohore, ka evidentuar qartazi edhe të metat e teorive kryesore …

Mes misionarit dhe stilistit (Nikaj, Koliqi)

Laura Smaqi
Jo pak është folur për rolin e rëndësishëm që ka luajtur krijimtaria letrare në periudha të ndryshme si në aspektin e dëshmimit të gjuhës shqipe, ashtu dhe të propagandimit të idesë kombëtare, të orientimit të shqiptarëve drejt qëndrimeve sa më përbashkuese. Mes shembujve të shumtë, të vlefshëm për …

Letërkëmbim dhe letërsi pasioni

Shaban Sinani
Në romanin e tij Kush e solli Doruntinën shkrimtari I. Kadare ka përfytyruar një letërkëmbim intim midis nënës dhe kontit, letërkëmbim në të cilin shprehen në mirëbesim shqetësime dhe këmbehen mendime për çështje shumë vetjake, duke përfshirë atë të mbikujdesit të dyshimtë të Konstandinit për motrën…

Letërsia e vjetër shqipe si objekt vëzhgimesh ndërdisiplinore: Vlera e veçanti shkrimtarie ndër autorë dhe vepra

Evalda Paci
Ekzistenca e një traditë solide studimesh dhe gjurmimesh mbi letërsinë e vjetër shqipe dhe autorët kryesorë që e përfaqësojnë atë, dëshmon rëndësinë që kjo periudhë kohore, që kapërcen dy shekuj, vijon të ketë për studimet shqiptare dhe disiplina të veçanta të tyre. Janë studiuar prej kohësh tekstet…

Gjurmime etimologjike në fjalorin arbëresh

Kolec Topalli
Arbërishtja e Italisë përbën një arkipelag gjuhësor, që është shkëputur valë-valë nga trungu i gjuhës-nënë para më shumë se pesë shekujsh. Duke mos qenë në kontakt me atdheun e lashtë dhe duke mos marrë pjesë në ndryshimet e shqipes, arbërishtja ka ruajtur fjalë e shprehje, forma gramatikore e struk…