Articles Journals Publishers Subjects
×

915 results for "A H"

Page 7 / 77
OA Optime SQ

A do të kontribuojë këshilli fiskal në financat e shëndosha publike të cilat e afrojnë Shqipërinë me BE-në?

Vanina Kalemi (Jakupi)
Metodologjia e zgjeruar e zgjerimit, e miratuar në vitin 2020, e vuri grupin e Themeleve në qendër të negociatave të pranimit. Në këtë mënyrë, Shqipërisë do t’i duhet të përqafojë dhe zbatojë plotësisht reformat në fushat themelore të sundimit të ligjit, në veçanti reformën gjyqësore dhe luftën kund…
OA Optime SQ

Raportim rasti: sarkoidozё qё imiton artritin reumatoid apo bashkekzistencё e tё dyja diagnozave

Joana Hankollari, Valbona Duraj
Hyrje: Artriti reumatoid është një nga sëmundjet reumatizmale autoimune më të shpeshta në praktikën klinike. Pavarësisht kritereve të mirëpërcaktuara të diagnostikimit, duhet bërë një diagnozë diferenciale me patologji të tjera që e imitojnë. Një ndër to është dhe sarkoidoza. Prezantimi i rastit: …
OA Optime SQ

Rruga e legjislacionit penal shqiptar drejt Bashkimit Evropian dhe roli i sistemit të drejtësisë penale në parandalimin e kriminalitetit

Jonida Hyka
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është prezantimi i modelit të legjislacionit penal shqiptar, hartimi apo bërja - e ligjeve duke respektuar dhe zbatuar disa standarde kyçe; disa kërkesa të nevojshme që ndikojnë në përmirësimin e legjislacionit tonë penal, strategjitë e ndryshme të parandalimit, dhe…
OA Optime SQ

Raportim rasti: ekstraksionet dentare për qëllime të trajtimit ortodontik

Donieta Shabanllari, Flavina Vata, Elma Elezi
Ekstraksioni i dhëmbëve për qëllime ortodontike është një temë shumë e diskutueshme nga pro-fesionistët. Lloji i malokluzionit dhe faktorët individual të pacientit luajnë një rol të rëndësishëm për vendimin për këtë procedurë. Ky studim paraqet një rast klinik të trajtimit ortodontik përmes ekstr…

Ibn Rushd dhe legjitimimi i filozofisë në Islam

Sead Zimeri
Ky artikull shqyrton përpjekjen e Ibn Rushdit për të legjitimuar filozofinë në mendimin islam, duke u fokusuar në veprën e tij thelbësore Fasl al-Maqāl. Ibn Rushdi mbron idenë se filozofia është në harmoni me Islamin dhe argumenton se kërkimi filozofik është jo vetëm i lejueshëm, por një obligim fet…

Struktura ekonomike e lagjes Gazi Ali Bej në kasabanë e Vushtrrisë në mesin e shek. XIX

Zekirja Shabani
Analiza e strukturës ekonomike e Lagjes Gazi Ali Bej të Kasabasë së Vushtrrisë ofron një vështrim të detajuar mbi strukturën e profesioneve dhe burimeve të të ardhurave gjatë mesit të shekullit XIX, duke zbuluar diversitetin ekonomik dhe ndikimin në jetën e komunitetit. Duke u bazuar në Temettuat De…

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…

Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare

Ylber Hysa
Tregtia dhe lundrimi mes Bokës së Kotorrit dhe limaneve shqiptare ka një traditë të gjatë mesjetës dhe në kohën e re. Drithi, kripa, druri, lëkurët dhe produktet e tij janë ndër artikujt më me interes që ka ofruar Shqipëria në mesjetë dhe që kanë shënuar tregtinë e Bokës me të. Përveç tregtisë, duhe…