Articles Journals Publishers Subjects

203 results

Page 6 / 17

Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia në shkollë

Zehrie Plakolli
Çështje esenciale e këtij studimi-punimi është ndikimi i letërsisë në edukimin estetik të fëmijëve e me theks të veçantë tek edukimi estetik i nxënësve, nëpërmjet letërsisë në shkollë. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç universalitetit të edukimit estetik, janë trajtuar edhe veçanti…
OA Optime SQ

Roli i kurrikulës dhe i shkollës në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve

Albana Tahiri, Esmeralda Strori
Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë një panoramë e cila lidhet me përmbajtjen dhe strukturën e programit mësimor të mësimit në gjuhën amtare, e cila është shumë e rëndësishëm për formimin intelektual të çdo individi. Gjuha amtare është instrument krijues i shprehive vetjake, instrument i zhvill…
OA Optime SQ

Testet projektive grafike dhe zvillimi i kapacitetit grafik

Mariglena Gjoni
Objektivi i këtij studimi teorik është të paraqiten teknikat projektive grafike dhe zhvillimi i kapacitetit grafik te individi. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë të shkurtër ilustruese mbi teknikat projektive grafike dhe disa aspekte të dinamikave projektive që duhen pasur parasys…
OA Univers SQ

Meditim rreth librit “Shpalosje etnopedagogjike” të prof. dr. Shefik Osmani

Prof. Dr. Musa Kraja
Vepra “Shpalosje etnopedagogjike” paraqet veprimtarinë e mbi 30 personaliteteve të njohur, megjithëkëtë, libri nuk duhet parë me syrin e 60, 70 apo 80-vjeçarëve, që i kanë njohur ose kanë lexuar për traditën shqiptare. Disa portrete në mënyrë të sintetizuar janë edhe në fjalorin pedagogjik të profes…

Të mësuarit e vetorganizuar dhe vetëdrejtuar

Bashkim Ali Azemi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Të mësuarit gjatë gjithë jetës është i nevojshëm për të rriturit, në mënyrë që vazhdimisht të përpiqen të përmirësojnë njohuritë e tyre, aftësitë dhe kompetencat, dhe gjithashtu për të zhvilluar personalitetin e tyre në shumë aspekte. Ndërrimi i paradigmës prej arsimimit të të rriturve në të mësuar…

Vetëdijësimi I prindit për rolin e tij në shkollë dhe në shoqëri

Zehrije Plakolli · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Duke pasur parasysh ndryshimet që po zhvillohen brenda shoqërisë e familjes dhe duke vlerësuar rëndësinë e faktorit prind brenda këtij zhvillimi, shihet që është shumë e nevojshme çështja e pedagogjizimit të prindërit dhe “mobilizimit” të tij për përkushtim më të njëmendët e më adekuat ndaj fëmijës.…
OA Optime SQ

Efektet e pandershmërisë akademike tek studentët

Drilona Llangos
Pandershmëria akademike e studentëve është një fenomen botëror, nga i cili nuk “shpëton” dhe sistemi ynë arsimor, por ndërsa rastet nga bota publikohen dhe për to merren masa ndëshkuese konkrete, në shkollat tona dëgjojmë përditë raste të kopjimit apo formave të tjera të pandershmërisë akademike dhe…
OA Univers SQ

Vlerat historike dhe gjuhësore të mbishkrimeve me alfabet arab në Shqipëri

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Pothuajse 450 mbishkrime me alfabet arab vijnë deri në ditët e sotme, si trashëgimi e kulturës islame të periudhës së Perandorisë Osmane në Shqipëri. Ato janë mbledhur, transliteruar dhe përkthyer me kujdes nga orientalisti i njohur shqiptar, Buharaja Vexhi. Këto mbishkrime gjenden në rrethet e Bera…
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…
OA Univers SQ

Figura e Ali efendi Jakupit, shembulli i muslimanit të shquar të shek. XX

Ramadan Shkodra
Për të njohur figurën shumëdimensionale e poliedrike të Ali efendiut, mjafton të shohim mendimet që ai jep për dy dijetarët e njohur, Mustafa Sabri dhe Hasan el-Bena. Vetë njohja e shoqërimi, si dhe bashkëpunimi me personalitete të tilla të Botës Islame, më së miri flasin për thellësinë e mendimit t…