Articles Journals Publishers Subjects

85 results

Page 6 / 8

Mehmet Pashë Deralla, kalorësi i pamposhtur i Shqipërisë

Arsim Sinani, Rrezehana Hysa
Mehmet Deralla është gjenerali i parë në historinë e Ushtrisë Shqiptare dhe ministër i parë i Luftës në Qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit, detyrë e cila i ndihmoi atij të jetë edhe themelues i forcave të armatosura shqiptare. Në kulmin e karrierës së tij, në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Pri…

Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare

Ola Shano
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e vazhdueshme për asimilim. Në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm dhe të kudondodhur në Historinë Kombëtare, studiuesit …

Bashkëpunimi i Mehmet Pashë Derallës me krerët e kazasë së Gjilanit në kryengritjen e vitit 1912

Fitim Rifati
Gjilani me rrethinë në Kryengritjen e Përgjithshme Kundërosmane të vitit 1912, përkatësisht bashkëpunimi i krerëve të kësaj treve me Mehmet Pashë Derallën, është trajtuar në kuadër të zhvillimeve kryengritëse e politike në tërë Vilajetin e Kosovës, i cili jo vetëm që ishte qendër e atyre zhvillimeve…

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e parë)

Ermal Nurja
Sanxhaku i Dukagjinit ishte një ndër sanxhaqet që formonin vilajetin e Rumelisë gjatë periudhës së sundimit klasik osman. Rumelija ishte një nga dy nënndarjet e mëdha administrative të Perandorisë Osmane, që bashkë me Vilajetin e Anadollit lindën dhe u zhdukën së bashku me Perandorinë (në periudha t…
OA Univers SQ

Kontributi i tarikateve islame në komitetin "Mbrojtja kombëtare e Kosovës"

Alban Dobruna
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore shtroi para popullit shqiptar problemin e ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar, demokratizimin e tij, çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën mbretërinë serbo- kroate-sllovene. Luftakontibut, trakta e Parë Botërore i shkaktoi Shqipërisë shumë plag…
OA Univers SQ

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faktor i zhvillimit kulturor dhe arsimor

Dr. Sadik Mehmeti
Shekulli XIX shënon për shqiptarët e të gjitha trevave një epokë të re, atë të Rilindjes Kombëtare, të lëvizjes për emancipimin e tyre  ekonomik, politik dhe kulturor, për çlirimin nga osmanët dhe për bashkimin në një shtet të vetëm kombëtar. Fillimi i kësaj periudhe përkon me atë të Tanzimatit, kur…
OA Univers SQ

Ndihmesa e ligjërimit libror të butë në begatimin shpirtëror të Shqipërisë së pavarur

Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi
Gjithçka që erdhi në jetën kulturore dhe fetare shqiptare, veçmas me fillimet e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, u përgatit me dashuri dhe kujdes nga prijësat, çka siguronte se do të jepte prodhim të mbarë. Kongresi i Alfabetit i vitit 1908 tregoi se diversiteti i panevojshëm gjuhësor, mund të ndale…