Articles Journals Publishers Subjects

185 results

Page 6 / 16
OA Optime SQ

Tentativa për rimarrjen e Korçës (Puçi Grek i Korçës).

Ndriçim Mehmeti
Ngjarjet prag fillimit të Luftës së Parë Botërore e gjejnë Shqipërinë me një status juridik të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila u mbajt në vitet 1912-1913, por që vetëm në mars 1914, u bë e mundur ardhja e Princ Vidit në Durrës dhe formimin e qeverisë së re. Pavarësisht ang…
OA Optime SQ

Masat e sigurimit për të mitur

Mirela Fana
Caktimi i masave të sigurimit është një moment shumë i rëndësishëm për fatet e procesit penal e veçanërisht për të miturit që kanë kryer vepra penale e ndaj të cilëve do të merren ato. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë përparësi në krahasim me Kodin e Procedurës Penale ekzistuese duke …
OA Optime SQ

Digjitalizimi i sektorit bankar, ndikimi në performancë e marrëdhëniet bankë-klient

Klodia Kola
Turbulencat teknologjike shpërthyese të dekadës së fundit kanë sjellë aktorë të rinj në tregun e financave, tradicionalisht të rezervuar ndaj bankave tregtare. Të quajtur “Fintech” dhe “BigTech”, këta aktorë të rinj janë të përqendruar kryesisht në sektorin e pagesave, por jo vetëm. Me ofrimin e shë…
OA Optime SQ

Eksperiencat e qyteteve inteligjente në presprektivën turke

Lahbib Jattioui, Nevnihal Erdoğan
Gjatë viteve të fundit, kërkimi shkencor ka filluar t’i kushtojë rëndësi më të madhe temave moderne, mes këtyre është edhe Qytetet Inteligjente, duke qenë se shumë universitete dhe organizata ndërkombëtare, të tilla si UNESCO dhe ICESCO i kanë kushtuar rëndësi të madhe kësaj teme. Ka shumë vende në …
OA Optime SQ

Graftim me dhëmbë të ekstraktuar i alveolës dhe vendosje e menjëhershme e implanteve për all on 8: Paraqitje rasti

Gurien Demiraqi, Eriola Noçka, Edlira Baruti, Ervin Sulaj
Në ditët e sotme pacientët kërkojnë të zgjidhin sa më shpejt rastet e edentulisë, duke përdorur sa më pak procedura kirurgjikale. Nuk bën përjashtim as implantimi post-ekstraktiv, i cili ka aktualisht një sukses të lartë1. Problem në këtë rast përbën modifikimi i formës së alveolës post-ekstraktive …
OA Optime SQ

Aftёsia adaptuese e periodontit, shprehur nё relacione numerike tё gjerёsisё radiografike mesatare

Ilma Robo, Saimir Heta, Edlira Sadiku, Luan Mavriqi
Forcat qё janë brenda limitit tё kapacitetit durues, adaptues tё ligamentit periodontal shkaktojnë zgjerim tё ndjeshëm tё ligamentit periodontal, nё tё kundërt ndodh atrofia jofunksionale qё shoqёrohet me zvogëlim tё numrit dhe tё trashёsisё sё trabekulave kockore, me reduktim tё densitetit tё fibra…
OA Optime SQ

Prototipi psikodinamik dhe psikolinguistika dinamike: Ndikimi i sistemit të ndërveprimit social në prototipin psikolinguistik të individit

Silva Ibrahimi, Vera Ostreni, Elisabeta Kafia
Fjalimi është një veprimtari kognitive-motore e thjeshtë, e cila dallon njerëzit nga speciet e tjera dhe zhvillohet brenda një rrjeti të gjerë të strukturave cerebrale, kortikale dhe nënkortikale. Gjuha nënkupton marrëdhënien e njeriut me botën e tij, ndërsa psikolinguistika është procesi dinamik gj…
OA Optime SQ

Interneti i objekteve: Parashikimet, prirjet dhe tregu

Arbër Malaj, Genta Rexha
Interneti i objekteve është sistemi i pajisjeve llogaritëse të ndërlidhura, makinave mekanike dhe digjitale, objekteve, kafshëve ose njerëzve, të cilëve u është dhënë një identifikues i vetëm dhe aftësia për të transferuar të dhëna në një rrjet pa patur nevojë për ndërveprimin njeri-njeri apo njeri…
OA Optime SQ

Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit

Marinela Çani
Fëmija është ndër subjektet e së drejtës, të cilit shteti duhet t’i garantojë mbrojtjen e posaçme për shkak të moshës së mitur dhe brishtësisë në realizimin e të drejtave të tij. Interesi më i lartë i fëmijës është mekanizmi bazë me të cilin shoqëria jonë bën të mundur balancimin e veprimtarisë vend…
OA Optime SQ

Krimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi rajonal i parandalimit të tij

Nikoll Rica, Dhurata Islambejo
Nëpërmjet kësaj teme synojmë të përcillet tek lexuesi informacion mbi veprat penale që mund të kryhen nëpërmjet kufirit shtetëror, veçoritë e ndjekjes penale, zbulimit, parandalimit dhe ndëshkimit të autorëve, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për parandalimin e kësaj veprimtarie. Këto lloj …
OA Optime SQ

Protezimi mbi implante/ prezantim rasti klinik

Ilmi Kryeziu, Majlinda Kryeziu, Erda Qorri
Në këtë punim, ku kemi përshkruar një rast klinik të mbiprotezimit mbi implante, kemi dashur të tregojmë një metodologji të re në protezimin e moshave geriartrike, e cila ka si avantazh jo vetëm anën estetike, por atë funksionale te këta pacientë. Falë atrofi ve të theksuara të kreshtave kockore, pr…
OA Optime SQ

Studim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në Rumani dhe Shqipëri

Eledio Lule
Nëpërmjet këtij artikulli synojmë të realizojmë një vështrim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufi zuar, si përshkruhen ato në ligjet rumune dhe në ato shqiptare, duke vënë në dukje elementet e përbashkët të krijimit dhe të vazhdimësisë, por njëkohësisht duke theksuar dhe elementet e veçant…