974 results

Page 56 / 82

Biografi e Mehmet Pashë Derallës, Ministër i parë i Luftës i Shqipërisë

Bernard Zotaj
Biografi e ministrit të parë të Luftës në Qeverinë e Shqipërisë, Mehmet Deralla si një nga figurat kyce që kurorëzuan shpalljen dhe pavarësinë e Republikës së Shqipërisë. Në mënyrë kronologjike në këtë biografi do trajtojmë lindjen e tij, familjen Deralla, atdhedashurinë e kësaj familjeje, shkollimi…

Disa nga programet dhe elaboratet politike Serbe për Kosovën dhe popullin Shqiptar

Haxhi Ademi
Qëllimi i këtij studimi është që të trajtojmë disa nga programet dhe elaboratet serbe, që janë ideuar nga personalitetet më të shquara serbe, gjatë gjithë historisë, që kishin për qëllimet shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga trojet e tyre dhe vendosjen e elementit sllavë. Këtë politikë antishqip…

Shqiptarët ortodoksë të Rekës dhe Shqiptarët myslimanë të Maqedonisë perëndimore

Dorian Koçi
Vilajeti i Manastirit, një nga katër vilajetet që përfshinte popullsi shqiptare në provincën osmane të Rumelisë, është parë gjithnjë si një territor ku identitetet nacionale kanë qenë më të zbehta, krahasuar me vetë-përcaktimin dhe identitetet fetare të popullsive që banonin në të. Si një nga krahin…

Një vlerësim për Kryengritjen Shqiptare të vitit 1912 në Kosovë, Maqedoni dhe Shkodër

Romeo Gurakuqi
Kryengritja e vitit 1912 në Vilajetin e Kosovës ka qenë pjesa përmbyllëse e Revolucionit Nacional Shqiptar të viteve 1910-1912. Ajo kryengritje është kulmimi i tretë i rizgjimit më të rëndësishëm të popullit shqiptar nën Perandorinë Osmane, rizgjim i cili ka ndodhur në rrethanat e presionit të thell…

Themelues i Ministrisë së Luftës dhe fryma e re kombëtare Shqiptare (Mehmet Pashë Deralla)

Zaho Golemi, Aurora Golemi
Ministri i parë i Luftës, Mehmet Pashë Deralla ishte atdhetar i klasës së lartë. Ai ishte një patriot i flaktë, ushtarak i zgjuar që me jetën dhe veprimtarinë e tij shkroi epope lavdie dhe krenarie kombëtare. Gjeneral Deralla ka qenë ideator, organizator, udhëheqës dhe frymëzues i mjaft kuvendeve mb…

Mehmet Pashë Deralla në gojëdhëna

Benjamin Hashani
Në këtë hulumtim trajtohet jeta, vepra, kontributi dhe puna e Mehmet Pashë Derallës në themelimin e ushtrisë shqiptare dhe vendosjen e institucioneve shtetërore, ushtarake, policore në shërbim të atdheut dhe kombit shqiptar. Një djalë nga fshati Gradec, vendbanim rrëzë Sharrit, ndërmjet Tetovës dhe …

Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare

Ola Shano
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e vazhdueshme për asimilim. Në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm dhe të kudondodhur në Historinë Kombëtare, studiuesit …

Bashkëpunimi i Mehmet Pashë Derallës me krerët e kazasë së Gjilanit në kryengritjen e vitit 1912

Fitim Rifati
Gjilani me rrethinë në Kryengritjen e Përgjithshme Kundërosmane të vitit 1912, përkatësisht bashkëpunimi i krerëve të kësaj treve me Mehmet Pashë Derallën, është trajtuar në kuadër të zhvillimeve kryengritëse e politike në tërë Vilajetin e Kosovës, i cili jo vetëm që ishte qendër e atyre zhvillimeve…