Articles Journals Publishers Subjects

470 results

Page 5 / 40

Zbatimi i mësimit dual në Kosovë: përvoja dhe perspektiva nga udhëheqësit e shkollave

Osman Buleshkaj
Realizimi i arsimit dual në Kosovë paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit të nxënësve në tregun e punës, përmes një kombinimi të mësimdhënies teorike dhe praktikës profesionale në vendin e punës. Ky studim ka për qëllim të eksplorojë zbatimin e modelit të arsimit dual në Kosovë, duke vënë n…

Analiza e strukturave usûl dhe makam të këngëve popullore turke të mbledhura në Kosovë ndërmjet viteve 1965 dhe 2020 me qasjen 'Bërthamë melodike'

Ümit Fışkın
Rajoni i Kosovës ka trashëguar një sasi të konsiderueshme të kulturës, artit dhe arkitekturës nga Perandoria Osmane, nën sovranitetin e së cilës qëndroi për shumë vite. Komunitetet që jetojnë në këtë rajon janë të ndikuara nga muzika makam pavarësisht dallimeve etnike. Në territoret në ndikimin e mu…
OA Optime SQ

Rruga e legjislacionit penal shqiptar drejt Bashkimit Evropian dhe roli i sistemit të drejtësisë penale në parandalimin e kriminalitetit

Jonida Hyka
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është prezantimi i modelit të legjislacionit penal shqiptar, hartimi apo bërja - e ligjeve duke respektuar dhe zbatuar disa standarde kyçe; disa kërkesa të nevojshme që ndikojnë në përmirësimin e legjislacionit tonë penal, strategjitë e ndryshme të parandalimit, dhe…
OA Optime SQ

Politikat arsimore dhe përmirësimi i mësimdhënies për të ardhmen në një qasje globale.

Albana Tahiri
Arsimi si fusha kyçe në edukimin dhe emancipimin e brezit të ri, ёshtё elementi themelor i kulturës dhe i shoqёrisё së një vendi. Elemente të rëndësishme për realizimin e këtij misioni janë politikat arsimore, kuadri ligjor, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të sistemit a…
OA Optime SQ

110 vite nga miratimi i statutit organik Kushtetuta e parë e Shqipërisë

Ndriçim Mehmeti, Nevila Mehmeti
Qëllimi i këtij punimi nuk është thjesht rastësia me 110 vjetorin e Statutit Organzim të Shqipërisë, i cili gjërësisht quhet si kushtetutat e parë e Shqipërisë, prej shpalljes së Pavarësisë. Ky punim përmes metodës së hulumtimit, do të hedh një vështrim mbi rethanat historike në të cilat u hartua st…
OA Optime SQ

Kuptimi i së drejtës civile: parimet dhe zbatimi

Erjona Bezatlliu
E drejta civile, si një shtyllë themelore e sistemeve juridike në mbarë botën, mishëron një sërë parimesh dhe praktikash që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe rregullimin e ndërveprimeve shoqërore. Në thelbin e saj, e drejta civile thekson mbrojtjen e të drejtave individuale dhe zgjidhjen e an…
OA Optime SQ

A do të kontribuojë këshilli fiskal në financat e shëndosha publike të cilat e afrojnë Shqipërinë me BE-në?

Vanina Kalemi (Jakupi)
Metodologjia e zgjeruar e zgjerimit, e miratuar në vitin 2020, e vuri grupin e Themeleve në qendër të negociatave të pranimit. Në këtë mënyrë, Shqipërisë do t’i duhet të përqafojë dhe zbatojë plotësisht reformat në fushat themelore të sundimit të ligjit, në veçanti reformën gjyqësore dhe luftën kund…