974 results

Page 47 / 82
OA Kosova SQ

Vështrim mbi dinamikën e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës

Behxhet Dibrani
Në punimin që trajtojm fillimisht paraqesim rrethanat politiko-historike gjatë viteve ‘90-të të shek. XX, fillimi i shpërbërjes së Federatës jugosllave dhe fillimi i luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Në këtë aspekt fokusi ynë përqendrohet në rrethanat ndërkombëtare që ishin zhvilluar pas v…
OA Kosova SQ

Statusi dhe beneficionet e luftëtarëve të LÇN-së (1941-1945) dhe luftëtarëve të UÇK-së (1998-1999) vështrim krahasimtar

Albin Halimi, Endrit Sada
Në këtë punim kemi trajtuar beneficionet e luftëtarëve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kontekstin krahasimtar. Fokusi i punimit është ofrimi i një sërë faktesh që do të shpalosin segmente të ndryshme të benefiteve për këto kategori. Një ndër objektivat kryesore …
OA Kosova SQ

Shaban Haxhia - Organizator, drejtues, udhëheqës ushtarak i Lanç-së në Malësinë e Gjakovës dhe në Kosovë

Skёnder Demaliaj
Shaban Haxhia ёshtё organizator, drejtues, udhёheqёs ushtarak i LANҪ-së nё Malёsinё e Gjakovës dhe nё Kosovё. Punimi studimor ёshtё realizuar mbi bazёn e dokumenteve tё reja arkivore, si dhe tё vlerёsimeve qё kanё bёrё udhёheqёs tё LANҪ-it dhe historianët nё Kosovё e nё Shqipёri. Sipas historianit l…
OA Kosova SQ

Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX

Agon Krasniqi
Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga ana e mësimdhënësve, largimi i të gjithë mësimdhënësve nga puna, lëshimin e dëftesave Republika e Kosovës (RKS) nga ana e …
OA Kosova SQ

Aspekte shoqërore, politike dhe kulturore në prag të kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë në dritën e shtypit shqiptar

Ardita Hajdari
Në shtypin shqiptar të kohës gjejmë të dhëna me interes për rrethanat shoqërore, politike dhe kulturore në prag të kryengritjes së vitit 1910 në vilajetin e Kosovës. Shpallja e Kushtetutës apo Hyrietit kishte ngjallur shpresa në mesin e shqiptarëve për autonomi në administrim dhe arsimim në gjuhën s…
OA Kosova SQ

Kontributi i Medresesë “Alauddin” në strehimin e studentëve shqiptarë gjatë vitit 1990 pas dëbimit nga universiteti dhe konviktet nga regjimi Serb

Drin Aliu
Medreseja e Ulët shqiptare (“Aluddin”) u hap dhe e filloi punën e saj edukativo-arsimore më 01.11.1951 në qytetin e Prishtinës. Medreseja e Ulët shqiptare funksiononte në kuadër të institucionit të Bashkësisë së Fesë Islame (BFI). Kjo shkollë fetare filloi veprimtarinë e saj edukativo-arsimore në ko…
OA Kosova SQ

Arsimimi i të rriturve në Kosovë pas luftës së dytë botërore

Arben Berisha
Arsimimi i të rriturve, ose siç është shkruar dhe njihet si lufta kundër analfabetizmit është temë që përfshinë periudhën e viteve të pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990 kur sistemi arsimor në Kosovë mbyllet nga masat e dhunshme serbe. Në temë është përshkruar gjendja politike në vend pas…
OA Kosova SQ

Demilitarizimi i ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në trupat mbrojtëse të Kosovës

Miftar Kurti
Paraqitja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), fillimisht përmes komunikatave e dikur edhe përmes aksioneve ushtarake, pati jehonën dhe ndikimin e vet në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Ajo kishte zgjuar aq shumë kureshtjen sa nuk kishte zyrë as diplomat e politikan në Parlamentin dhe në U…
OA Kosova SQ

Një studim i thelluar shkencor dhe përmbajtësor mbi shekujt e parë të sundimit ushtarak, administrativ dhe ekonomik Osman në Kosovë

Gjon Berisha
Studimi monografik “Vendosja e sistemit të timarit në Kosovë në gjysmën e dytë të shekullit XV”, është një trajtim i thelluar që përfshinë një nga problematikat e rëndësishme ekonomike dhe shoqërore të Kosovës nën sundimin osman në gjysmën e dytë të shekullit XV - atë të sistemit timar, sistem ky, i…