Articles Journals Publishers Subjects

148 results

Page 4 / 13
OA Kosova SQ

Elementet shtetërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Frashër Demaj
Fillimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ngjarjet e viteve 1878-1881 dhe hovi kryengritës e patriotik që ngriti në këmbë masat e gjera popullore në të katër anët e atdheut nuk ishin të rastësishme e as të papritura. Ato ishin rrjedhojë e ndryshimeve ekonomiko-shoqërore, e krijimit dhe avancimit të …

Menaxhimi i klasës dhe ndikimi në klimën pozitive në klasë

Ismet Potera
Qëllimi i kësaj trajtese është shqyrtimi i burimeve të ndryshme të menaxhimit të klasës dhe krijimi i klimës mësimore pozitive në klasë. Identifikimi i praktikave më të mira dhe propozimi i këtyre praktikave për mësuesit e shkollës sonë paraqet një synim me rëndësi për vetë praktikën mësimore. Ndërt…

Analizë e programeve edukativo-arsimore për fëmijë në televizionet e kosovës (RTK , KTV, RTV21, KLAN KOSOVA)

Arbnesha Mexhuani
Studimi trajton rolin e televizioneve me frekuencë tokësore, RTK, KTV, RTV21 dhe televizionit kabllor KLAN Kosova, në edukimin e fëmijëve të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Qëllimi i studimit është të identifikojë se deri në cilin nivel televizionet e ndihmojnë edukimin e nxënësve të a…

Edukimi parashkollor në Kosovë – arritjet dhe sfidat

Mevlude Gashi, Zehrie Plakolli, Bekim Morina, Sahare Reçica
Në edukimin parashkollor, vitet e fundit, janë bërë reforma të shumta, të cilat paraqitën nevojën të realizohet një hulumtim që pasqyron gjendjen aktuale. Hulumtimi kishte për qëllim të mbledhë të dhëna për arritjet e deritashme në edukimin parashkollor/parafillor, 0-6 vjeç, dhe…

Vëzhgim i stereotipave dhe paragjykimeve tek një grup nxënësish të shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Albulena Breznica
Studimi ynë përfshinë një grup prej 28 nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri (qytezë në Republikën e Kosovës), ku gjysma janë Vushtrrias/vendas dhe gjysma nga fshatrat e ndryshme të Vushtrrisë, të ardhur në qytezë pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këto dy grupe u ide…
OA Optime SQ

Prania e mutacionit të genit braf ne rekurencën e ameloblastomës

Iva Savetaj, Eriselda Kurushi
Ameloblastoma është tumori odontogjenik më sinjifikant. Është një tumor beninj me rritje të ngadaltë dhe me tendencë të lartë invazioni lokal , mund të rritet në dimensione shumë të mëdha pa dhënë metastaza. Ameloblastoma ka nje kurs rekurent dhe agresiv por që rrallë herë jep metastaza në distance1…
OA Optime SQ

Qendrat e inovacionit, raste të aplikuara në sektorë të ndryshëm në ekonominë lokale në Shqipëri

Manuela Meçe, Mario Kukeli
Koncepti mbështetet gjerësisht nga ekonomitë e zhvilluara dhe së fundmi vendet e reja të BE-së, të cilat po e kthejnë vëmendjen e tyre drejt Qendrave të Inovacionit si nxitëse të inovacioneve teknologjike për projekte të vogla dhe si një fole për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. Ky artikul…
OA Optime SQ

Vendosja e implanteve në palatum tek adoleshentёt pa dhëmbët incizivё primarё

Luan Mavriqi, Emin Kuzimi, Egresa Baca, Ilma Robo
Implantet e lokalizuar në suturёn mediave palatinale te një fëmijë nё moshën e para pubertetit, mund të zhvendosen në distancë të konsiderueshme, nga rritja transversale; ky element mund të krijojë probleme estetike dhe funksionale. Implantet e fiksuar me proteza fikse pengojnë rritjen të tërthortë.…
OA Optime SQ

Zhvillimi urban i qytetit të Librazhdit

Eranda Shalsi, Sabina Bollano
Librazhdi, ashtu si shumë qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë zgjodhën ta sfidonin kaosin dhe tranzicionin urban të këtyre viteve duke hartuar Planin e Përgjithshëm Vendor. Ky plan ishte një domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm urban, duke sjellë një vizion të ri për bashkëpunimin mes …
OA Univers SQ

Udhë të mbarë kolanës etnokoreogfrafike të prof. R. Bogdanit

Faruk Koka
Kohët e fundit, nga një kolanë botimesh etnokoreografike doli nga shtypi vëllimi I “Etnokoreografi” me autor prof. dr. Ramazan Bogdani. Ky vëllim përfshin lëndën e pasqyruar në një hapësirë 15-vjeçare, nga 1965- 1979. Gjithashtu, në këtë libër janë publikuar edhe 34 artikuj të mëvetshëm, shumica e t…
OA Optime SQ

Rirrezatimi i pacientëve me kancer rektal rekurent në konkomitancë me kimioterapinë jo më tabu

Elvisa Kozma, Agim Sallaku
Vitet e fundit, përmirësimi i trajtimit të pacientëve me kancer rektal ka rritur mbijetesën. Megjithatë, disa pacientë shfaqin recidivë lokale. Kirurgjia është opsioni më i mirë i trajtimit por jo gjithmonë i mundshëm. Një numër i konsiderueshëm i kësaj kategorie pacientësh janë trajtuar me radiokim…