Articles Journals Publishers Subjects

80 results

Page 4 / 7

Roli i asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore për gjithëpërfshirje në klasë

Sahare Reçica
Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë praktikat e asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe rolin e tij në procesin e gjithëpërfshirjes në klasë. Meqë mbështetja nga asistenti/ja është një formë e re e mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë, që ka filluar …

Mësimi i bazuar në projekte

Shqipe MUÇOLLI
Në mesin e metodave për të përmirësuar motivimin e nxënësve, Mësimdhënia e Bazuar në Projekte është përmendur shpesh për disa dekada. Kjo është një praktikë e nevojshme për përmirësimin për arsimin profesional dhe si e tillë përdoret në shumë vende të zhvilluara. Pedagogjia e bazuar e projekteve n…

Qasja metodologjike e mësimdhënies së gjuhës shqipe në arsimin e detyruar

Hajrije Gojani
Teksti shkollor mbetet burimi kryesor i informacionit dhe i vetmi për shumicën e mësimdhënësve dhe puna e tyre varet kryekëput nga teksti shkollor, pothuajse në të gjitha fazat e orës mësimore. Përdorimi i materialeve dhe i mjeteve të tjera mësimore është i kufizuar dhe praktikohet nga një numër…
OA Optime SQ

Pikëpamjet historike, bashkëkohore dhe psikologjike mbi stilet e lidershipit të mësuesit të institucioneve arsimore

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Fatmir Tartale
Sot, në shek XXI, një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh e të rinjsh po përballen me çrregullime, problematika e sfida në të nxënë, të natyrës psiko-emocionale, të sjelljes sociale etj. Sot po rritet jo vetëm numri i nxënësve me vështirësi, por edhe ashpërsia dhe kompleksiteti i vetë vështirësive.…
OA Optime SQ

Integrimi i teknologjisë në mësimdhënie tek nxënësit disleksikë

Besmir Kanushi
Institucionet arsimore po kompletohen/pajisen me laboratorë informatike dhe aksesi në internet po zhvillohet me ritme të shpejta. Mësuesit duhet të aftësohen në përdorimin e kompjuterave dhe të integrojnë teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në mënyrë efektive në lëndët përkatëse. Në kët…
OA Optime SQ

Zhvillimi i e-learning: Kërkimi shkencor në teknologji dhe didaktikë

Lekë Pepkolaj, Genta Rexha
Qëllimi i këtij artikulli është të nxjerrë në pah fuqitë e e-learning në procesin e mësimdhënies/ nxënies, duke gërshetuar rezultatet e kërkimit shkencor në didaktikë me përdorimin edukativ të teknologjive. Në veçanti, do të flasim për mbështetjen e teknologjive në modelet e nxënies duke shfrytëzuar…

Rëndësia e TIK-ut dhe aktiviteteve edukative jashtëshkollore në të nxënit e pavarur

Arbnesha Mexhuani
Dihet se për një kohë të gjatë, i vetmi burim dijesh për nxënësit ka qenë shpjegimi i mësuesit dhe libri, si dhe varësia nga mësuesi, ndërsa sot përparimet në shkencë, në teknikë e në teknologji, si dhe informimi i shpejtë, ndikojnë pozitivisht për të bërë ndryshime të thella në organizimin e proces…

Klasat e bashkangjitura, mundësi integrimi apo segregimi për fëmijët me nevoja të veçanta

Sahare Reçica
Arsimi special në Kosovë daton që nga vitet e pesëdhjeta. Deri para pak vitesh, në të kanë qenë të përfshirë një numër i kufizuar i nxënësve, kryesisht në shkolla speciale në disa qendra të arsimit special dhe në gjashtë klasa të bashkangjitura sa ishin në Kosovë deri në vitin 2000. Pas luftës, refo…

Mësimi i gjuhës angleze në shkollat e Kosovës, domosdoshmëri për integrim në fushën e dijes

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Në procesin e reformimit të sistemit arsimor për përmirësimin dhe përpjekjet për përshtatjen e tij me sistemet e arsimit të vendeve evropiane janë bërë ndryshime cilësore, në disa hallka të tij. Duke u mbështetur në përvojën pozitive të krijuar nga përfshirja e mësimit të gjuhës së huaj në shkallët …

Rëndësia e funksionimit të komunikimit shkollë-prind

Zehrije Plakolli
Në raportet tona ndaj punës, jetës, familjes, shoqërisë dhe nevojave të përditshme, secili prej nesh ka nevojë të ndryshojë diçka. Dhe, për të bërë ndryshime në harmoni me nevojat, së pari duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit, apo bindjen për këtë. Marsel Prust thotë: “Zbulim nuk do të thotë të…

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…