2,690 results

Page 39 / 225

Përdorimi i turqizmave në regjistra të nivelit të ulët të formalitetit

Zeqije Xhafçe
Hulumtimi ynë trajton një pjesë të rëndësishme të leksikut shqip, i cili ka qenë objekt i studimeve të shumta të gjuhëve të Ballkanit. Thënë ndryshe, ky hulumtim ka për qëllim të nxjerrë në pah fun- ksionet e kësaj pjese të leksikonit shqip të njohur si turqizma, në tekstet e nivelit të ulët të form…

Prania e popullsisë shqiptare në hapësirën gjeografike të Dardanisë /Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore/ gjatë mesjetës para pushtimit të Perandorisë Osmane të Ballkanit

Iljaz Rexha
Artikulli trajton praninë e popullsisë shqiptare në zonën gjeografike të Dardanisë, e cila përfshin rajonet e Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjatë periudhës mesjetare deri në pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane. Studimi fokusohet në burime dokumentare historike nga shekujt 13-16 që…

Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi, Ramadan Shkodra (2021). Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912): Sipas dokumenteve të Meshihatit të Lartë Osman, Prishtinë: Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, Prishtinë:BIK

Abdulla Rexhepi
Leximi dhe kuptimi i shoqërisë kryesisht varet nga mënyra se si e lexojmë dhe kuptojmë historinë e ideve dhe koncepteve intelektuale të asaj shoqërie. Dijetarët dhe veprat e tyre janë një shesh ku shpërfaqen transformimet ideologjike të shoqërisë përgjatë historisë. Në Perandorinë Osmane, dijetarët …

Disa veçori për ortografinë në gjuhën turke të toponimeve në Kosovë

Isa Sülçevsi
Fjala toponim nënkupton “emër vendi (krahine, qyteti, fshati, lumi, përroi, deti, liqeni, mali, are etj.)”. Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Termave të Onomastikës, nëse toponimet janë të kufizuara me planetin e tokës, këto mund të emërtohen edhe si “emra gjeografik”. Pra emërtimet e vendbanimeve, ja…

Emrat e përveçëm letrarë dhe problemet e transmetimit të tyre nga gjuha ruse

Avni Xhelili
Emrat e përveçëm (antroponimet, toponimet) janë komponent shumë i rëndësishëm i strukturës së tekstit letrar. Ata marrin pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompozimit letrar dhe ligjërimor të tekstit, përmbajnë informacion historik e kulturor për shoqërinë, së cilës i përkasin, ndihmojnë në zbërthi…

Analiza e diskursit dhe rileximi i veprës letrare (rasti i romanit “Lumi i vdekur” i J. Xoxës)

Tomorr Plangarica · Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Në këtë artikull, që merr nxitje nga rileximi dhe rishqyrtimi i prozës së gjatë të Jakov Xoxës shumë kohë pas kontakteve të para të saj me lexuesin e kohës kur u botua, synohet të argumentohet që vepra e vërtetë letrare ka jetëgjatësi përtej kufijve të jetës së krijuesit të saj, jo vetëm falë vlerav…

Një tjetër sprovë për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët

Kristina Jorgaqi
Pas “eksperimentit” të parë gjuhësor të kryer prej Dhimitër Kamardës për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët, qe përsëri një arbëresh, Zef Skiroi, që bëri përpjekjen e dytë të këtij lloji. Modelin e shqipes së përbashkët ai u përpoq ta realizonte duke përpunuar gjuhën e poemës së ve…