1,555 results

Page 33 / 130
OA Optime SQ

Analiza e kujtimeve të hershme si metodë për vlerësimin e diferencimin mes kategorive të ndryshme të ndryshme të çrregullimeve të ankthit

Irena Hysenaj, Elisabeta Kafia
Adler theksoi në këndvështrimin e tij se mënyra e jetesës së një individi zhvillohet shumë herët. Si rezultat, ajo filloi në një moshë të re dhe përfundoi rreth moshës gjashtë vjeç. Kur flasim për stilin e jetesës, kemi të bëjmë me një vizion të idealizuar jo vetëm se si e shohim veten, por edhe se …

Adresimi i kompetencës digjitale në fushën kurrikulare jeta dhe puna

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një përshkrim të shkurtër të përmbajtjeve kurrikulare në fushën Jeta dhe puna, praktikave të mësimdhënësve në planifikimin vjetor dhe mujor, si dhe perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve lidhur me kompetencat digjitale të nxënësve të arsimit fillor. Qëllim…

Roli i asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore për gjithëpërfshirje në klasë

Sahare Reçica
Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë praktikat e asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe rolin e tij në procesin e gjithëpërfshirjes në klasë. Meqë mbështetja nga asistenti/ja është një formë e re e mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë, që ka filluar …

Perceptimet e mësimdhënësve mbi rolin e psikologut të shkollës në arsimin e mesëm të lartë

Safete Shala
Roli i psikologut për krijimin e klimës së përshtatshme në shkollë është i rëndësishëm. Psikologu i shkollës, që është pjesë e stafit profesional të shkollës, ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm nga ana psikologjike, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mës…

Vlerësimi i performancës së drejtorëve - një analizë e praktikës së vlerësimit në shkollat publike në Kosovë

Selim Mehmeti, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë dhe të analizojë praktikën e vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, të reflektuar nga raportet e vlerësimit të drejtorëve dhe nga perceptimet e drejtorëve të vlerësuar dhe vlerësuesve të tyre. Duke p…

Përmbajtjet në tekstet shkollore të letërsisë, në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta

Safete Shala
Është fakt i ditur që kulturën e përgjithshme të komunikimit nxënësit e marrin nga leximet e ndryshme dhe burimi më thelbësor mbeten tekstet shkollore, ngase qasja në këto tekste është e përditshme dhe e domosdoshme në procesin e mësimnxënies. Përmbajtjet e njësive letrare e kanë rolin thelbësor në …

Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

Bashkim Azemi
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet nj…
OA Optime SQ

Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

Gilberta Hadaj
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike …