721 results for "riti"
Page 33 / 61Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ritin e vdekjes
Vdekja si pjesë e ciklit jetësor të njeriut, ka qenë në vëmendjen e tij që nga ekzistenca e njerëzimit. Riti i vdekjes zë një vend të rëndësishëm në kulturën shqiptare. Gjatë ritit të vdekjes janë kryer shumë rituale, bazuar në besime e veprime të ndryshme magjike. Ky rit ka ndryshuar si pasojë e fa…
Praktikat muzikore dhe roli i amatorizmit dhe i veprimtarisë së shoqërive kulturore - muzikore në kosovë në pjesën e parë të shekullit xx
Ky studim nënvizon rëndësinë e aktivitetit të shoqërive kulturore - muzikore në pjesën e parë të shekullit XX. Zhvillimet kulturore të bëra në vitet para Luftës së Dytë Botërore përbëjnë një pikë kyçe diskutimi, duke nënvizuar lidhjen intime me zhvillimet muzikore të asaj periudhe, të cilat domosdos…
Vilajeti i Shkodrës në Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913)
Shkodra është një ndër pikat më kryesore strategjike në Ballkan. Në shekujt XI-XIII Shkodra (Scutari) ishte zonë e dominuar midis Bizantit dhe principatës serbe të Zetës. Në vitet 1360-1393 ajo u bë qendra e Principatës së Balshajve. Në vitin 1396, Gjergj Strazimir Balsha ua dorëzoi qytetin venecian…
Tendenca e kalimit nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkëkohore në fushën e kimisë
Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri so…
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar më tej implementimin e sloganit “Një komb-një gjuhë letrare kombëtare”. Puna e bërë nga studiuesit e mirëfilltë, i hapi…
Disa të dhëna të reja nga burimet Osmane për kalanë e vjetër në Vushtrri
Në ditët e sotme, kur flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti. Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndon…
Atdhetaria dhe virtytet e malësorëve në “lahutën e malësisë"
Gjithcka që kam pohuar më parë për atdhetarinë e Fishtës dhe për mëtimet e tij te mirëfillta kombëtare shqiptare, që e kanë nxitur në gjithë shkrimtarinë dhe veprimtarinë e tij, përkojnë me ato që janë shprehur nga studiues të tjerë, të vjetër e të rinj, të cilët e kanë thënë se “të flasësh për Fish…
Dy dimensionet ku jetësohet poezia e Fatos Arapit
Poeti Fatos Arapi, realitetin e jetës njerëzore që lidhet me atdheun dhe dashurinë, e ngriti në realitete estetike me përmasa universale duke na e dhënë këtë anë të shpirtit njerëzore me një bukuri të pashoqe në letërsinë shqipe dhe më gjerë. Vargu ka një përthyerje origjinale nga pesha e metaforave…
Jehona e tragjedive të Haxhiademit përmes disa kritikëve të kohës (vitet ’30 -‘40)
Ethem Haxhiademi ishte bërë i njohur në vitet ‘30 si tragjediograf. Ai kishte botuar disa tragjedi brenda një kohe relativisht të shkurtër. Në këtë artikull vihen në përballje kritikë të ndryshëm të këtyre viteve (‘30-’40), bëhet një qasje kritike komenti, si një formë praktike pluraliste. Përmes s…
Qasje në metodologjinë e të mësuarit të lëndëve fetare me lëndët shoqërore në medresetë shqiptare
Efikasiteti i mësimdhënies së lëndëve humane në medresetë tona përbën premisë të fuqishme në ngritjen e nivelit kulturor të elementit mysliman. Aftësimi i tyre për të paraqitur dhe prezantuar vlerat e besimit islam, ka vlera jo vetëm në njohjen dhe shpjegimin e dukurive të ndryshme, por edhe që at…
Mehmet Pashë Deralla – luftëtar i shquar i periudhës së Rilindjes Kombëtare
Atje ku është etnia dhe shumësia shqiptare, atje është Shqipëria –lajtmotiv i rilindësve. Një ndër veprimtarët më të spikatur të Lëvizjes Kombëtare në trevat verilindore është edhe Mehmet Deralla. Emri i këtij personaliteti figuron edhe si Mehmet Pashë Deralla, apo Mehmet Pashë Tetova. Veprimtaria e…