1,200 results

Page 30 / 100
OA Optime SQ

Problematika e trajtimit të aktiveve biologjike në Shqipëri

Albana JUPE, Remzi Sulo, Ervis Bejko
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi. Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që oper…
OA Optime SQ

Oksisterolet: Një fushë intensive e kërkimit shkencor

Rilinda Klosi
Tashmë pranohet se oksisterolet, produkte të oksidimit të steroleve, luajnë rol themelor në rregullimin e proceseve të ndryshme biologjike, si dhe në zhvillimin e shumë patologjive. Vitet e fundit, kërkues të ndryshëm të fushave të kimisë, të biologjisë dhe mjekësisë janë përfshirë në studime të bas…
OA Optime SQ

Roli i komunikimit në e-learning: Katërkëndëshi didaktik

Lekë Pepkolaj, Genta Rexha
Mundësitë e ofruara nga e-learning janë dukuri gjithmonë e më të pranishme në kërkimin shkencor lidhur me nxënien në disiplina specifike, duke nxjerrë në pah aspekte të reja në procesin e mësimdhënies dhe nxënies. Dija varet nga komunikimi dhe është e lidhur ngushtë me proceset e paraqitjes dhe ndë…
OA Optime SQ

Roli i kushteve interpretuese dhe parakuptimit në transpozimin e teksteve filozofike

Adriana Anxhaku
Interpretimi i teksteve filozofike ka qenë një detyrë e përhershme në fushën e filozofisë. Objekt i këtij punimi bëhen tekstet për lëndën “Filozofia 11” në shkollat e mesme në Shqipëri, duke shtruar pyetjen: A mund të flitet për një nivel normativ të interpretimit të teksteve në lëndën e filozofisë …
OA Optime SQ

Raportim mbi efektivitetin in vitro të derivatit të acidit dihidroantracen disulfonik ndaj enterobacter cloacae

Florjana Rustemi, Ledjan Malaj, Gëzim Boçari, Dritan Mnela
Ky studim paraqet efektivitetin antibakterial in vitro të preparatit të derivatit të acidit dihidroantracen disulfonik (patenta DE102004003030A1) në një rast të diagnostikuar me Fasciit Nekrotizant, i cili ka rezultuar rezistent ndaj shumë antibiotikëve. Fasciiti Nekrotizant njihet kudo në botë si i…
OA Optime SQ

Politika euro- mesdhetare ndaj migracionit

Erjon Marku, Alketa Marku
Pas përfundimit të bipolarizimit dhe me hapjen e kufijve, gjithnjë e më shumë persona migruan nga Lindja në Perëndim. Arsyet janë në shumicën e rasteve të diktuara nga arsyet ekonomike, demografike, politike dhe të tjera. Por mbi të gjitha, hapja e kufijve bën që Europa të bëhet më e vetëdijshme pë…
OA Optime SQ

Rëndësia e aderencës në trajtimin me barna

Aida Dama, Vera Halili, Joana Mihani
Në dekadat e fundit zhvillimet e shpejta të shkencave biomjekësore kanë sjellë zbulimin dhe përdorimin terapeutik të shumë barnave për mjekimin e patologjive të ndryshme. Por krahas zbulimeve befasuese të shkencave mjekësore, ka dalë në pah një problem shqetësues: një numër i madh pacientësh nuk e n…
OA Optime SQ

Interneti i objekteve: Parashikimet, prirjet dhe tregu

Arbër Malaj, Genta Rexha
Interneti i objekteve është sistemi i pajisjeve llogaritëse të ndërlidhura, makinave mekanike dhe digjitale, objekteve, kafshëve ose njerëzve, të cilëve u është dhënë një identifikues i vetëm dhe aftësia për të transferuar të dhëna në një rrjet pa patur nevojë për ndërveprimin njeri-njeri apo njeri…
OA Optime SQ

Analiza e ndotësve organikë në mostrat e ujit të lumit Ishëm

Aurel Nuro, Elda Marku, Dorina Shëngjergji, Bledar Murtaj et al.
Ky studim prezanton të dhëna për nivelet e disa ndotësve organikë: pesticidet klororganikë dhe mbetjet e tyre (sipas EPA 8081), PCB markuese, PAH (sipas EPA 525) dhe BTEX (benzen, toluen, etilbenzen dhe o-, m-, p-ksilene) në mostrat e ujit të lumit Ishëm. Ky lumë shtrihet në Shqipërinë Qendrore. Ai …
OA Optime SQ

Ndërtesat e banimit me pllaka të parapërgatitura në periudhën e socializmit në Shqipëri: Rast studimor për rinovimin e tyre në aspektin funksional dhe të eficiencës energjetike

Anisa Abazaj, Kimete Tataveshi, Bruno Tataveshi
Parimet e socializmit në Shqipëri, të ngjashme me vendet e tjera të Evropës Lindore, kanë udhëhequr arkitekturën dhe ndërtimet nga viti 1945 deri në 1990, si në ndërtesa publike, ashtu edhe në ato private, rezidenciale dhe jorezidenciale. Më shumë se gjysma e njësive të sotme të banimit janë ndërtua…
OA Optime SQ

Ekspertimet si burim prove dhe efektiviteti i përdorimit të tyre në procesin penal

Fatmir Tartale
Ekspertimi si një nga provat që merren gjatë procedimit penal, përcaktohet nga organi i procedimit me anën e shtrimit, para ekspertit, të pyetjeve që duhet të zgjidhen mbi bazën e njohurive të tij të posaçme. Zgjidhja e këtyre pyetjeve realizohet nëpërmjet paraqitjes së materialit përkatës nga ana e…
OA Optime SQ

Vlerësimi në arsim

Bedri Kola
Vlerësimi ka shumë pamje e kuptime dhe njerëz të ndryshëm nënkuptojnë shpesh deri edhe gjëra të ndryshme kur përdorin fjalën vlerësim. Disa e perceptojnë atë si gjykim të cilësisë. Të tjerë e perceptojnë atë si një mënyrë sistematike të shikimit të çështjeve të rëndësishme. Disa të tjerë e perceptoj…