623 results

Page 29 / 52
OA Univers SQ

Probleme themelore aktuale të personalitetit dhe etikës profesionale të mësuesit dhe pedagogut

Prof. Dr. Musa Kraja
Ky studim trajton një nga problemet më të rëndësishme për punonjësit e arsimit, si personaliteti dhe etika e tyre profesionale. Në konceptin e punonjësve të linjës së arsimit, ne e konsiderojmë nënën, babanë, anëtarët e familjes të rritur, mësuesit, profesorët, edukatorët e dhomave të banimit, socio…
OA Univers SQ

Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit

Ma. Jolanda Lila
Punimi shkencore me temë ”Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit” nxjerr në pah dimensionet shpirtërore të botëkuptimit poetik naimjan. Studimi ka në fokus vargjet e para të krijuara prej Naim Frashërit në persisht (1875), të cilat i përmblodhi më 1885 në librin “Tehajulat”.Ky libër u pë…
OA Univers SQ

Ligji Osman ndër shqiptarët e mesjetës së vonë

Dritan Egro
Për të njohur një formacion politik dhe më pas për ta analizuar atë, në mënyrë të pashmangshme, atij duhet t’i njohësh ligjin, t’i analizosh mekanizmin që e ngriti dhe e administroi; me fjalë të tjera, duhet njohur si produkt juridik që ka dalë nga kancelaria e tij, i cili në të gjitha rastet rezult…
OA Univers SQ

Dokumentacion nga Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore

Prof. Dr. Ramazan H. Bogdani
Në mars të vitit 2008, sipas një reforme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti të Kulturës Popullore u emërtua "Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Arteve", pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë. Ky artikull përfshin një periudhë të hershme 34 vjeçare (1969-…
OA Univers SQ

Muhamedi alejhis-selam – një model në komunikim me njerëzit

Hasan Baftijari
Ata që kishin mundësi për të studiuar komunikimin në nivel akademik, e dinë se sa teori, libra, studime ekzistojnë në procesin e ndërlikuar të komunikimit njerëzor. Modelet perëndimore origjinale të komunikimit – verbale, grafike, ose matematike – e kanë shumë të vështirë për të përshkruar aspektet …

Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore

Veron Tara
Në kohën e globalizmit dhe teknologjisë së informacionit, arkivat dhe trashëgimia kulturore arkivore janë tërësisht të rëndësishme për të kuptuar dhe për të studiuar historinë dhe kulturën e një rajoni. Bashkëpunimi rajonal mund të ndihmojë në mbledhjen e dokumentacionit të rëndësishëm, në ruajtjen…

Shërbimi arkivor dhe mbrojtja e të dhënave personale

Ergyseda Shpataraku, Xhensila Çullhaj
Ligji për Arkivat përcakton rregullat bazë për organizimin e funksion shërbimit arkivor në Shqipëri, institucionet që kryejnë këtë shërbim , si dhe detyrimet e tyre ligjore për krijimin , ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore , si pjesë e trashëgimisë kombëtare. Arkivat shtetërore administro…

Shërbimi arkivor në vendet e ballkanit perëndimor

Ergi Zaloshnja, Myrteza Sharra
Tema që do të trajtohet në konferencë do të jetë një vështrim krahasues se si funksionojnë në kuadër të shërbimit arkivor dhe qasjes që kanë ndaj studiuesit arkivat qendrorë në Ballkanin Perëndimor. Me këtë temë do të përpiqemi të paraqesim format dhe rrugët që këto arkiva përdorin për qasjen ndaj s…
OA Kosova SQ

Statusi dhe beneficionet e luftëtarëve të LÇN-së (1941-1945) dhe luftëtarëve të UÇK-së (1998-1999) vështrim krahasimtar

Albin Halimi, Endrit Sada
Në këtë punim kemi trajtuar beneficionet e luftëtarëve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kontekstin krahasimtar. Fokusi i punimit është ofrimi i një sërë faktesh që do të shpalosin segmente të ndryshme të benefiteve për këto kategori. Një ndër objektivat kryesore …
OA Kosova SQ

Historiku i veprave të letërsisë së vjetër Shqipe, një premisë e rëndësishme në trajtimin analitik e njohës të tyre

Evalda Paci
Në këtë trajtesë sintetike nënvizojmë rëndësinë e njohjes së thelluar të rrethanave të përvijimit apo inicimit të veprave të letërsisë së vjetër shqipe, të lidhura ngushtë dhe me institucione të shtypshkrimit në areale të caktuara të zhvillimeve kulturore në Evropë. Një argument i tillë ka tërhequr …