×

4,333 results for "UN"

Page 29 / 362

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…

Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare

Ylber Hysa
Tregtia dhe lundrimi mes Bokës së Kotorrit dhe limaneve shqiptare ka një traditë të gjatë mesjetës dhe në kohën e re. Drithi, kripa, druri, lëkurët dhe produktet e tij janë ndër artikujt më me interes që ka ofruar Shqipëria në mesjetë dhe që kanë shënuar tregtinë e Bokës me të. Përveç tregtisë, duhe…

Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk

Gentrit Smakaj
Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizj…

Kalaja e Vërbocit: qendër e xehetarisë dardane për mihjen dhe përpunimin e hekurit

Arianit Buqinca
Kalaja e Vërbocit përfaqëson një ndër vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike të dardanëve, që dëshmon historinë e pasur dhe të diversifikuar të dardanëve të rajonit të Drenicës. Gjurmët arkeologjike sipërfaqësore, përfshirë qeramikën ngjyrë gri, strukturat ndërtimore dhe mbetjet e shumta të akti…

Gjendja politike në Mitrovicë, Kolashin, Pazar tëRi dhe Pejë sipas kryetarit të Komitetit të Kosovës, Bedri Pejanit (27 janar 1942)

Haxhi Ademi
Ky studim bazohet në një analizë të hartuar më 27 janar 1942 nga kryetari i Komitetit të Kosovës, Bedri Pejani. Dokumenti ndodhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në Fondin e Ministrisë së Tokave të Liruara. Në këtë dokument analizohet gjendja politike, etnike dhe sociale në…

Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë

Elza Shipoli
Periudha e Perandorisë Osmane solli me vete ndryshime në shumë aspekte kulturore, sociale, juridike dhe ekonomike. Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për shumë qytete të Evropës në përgjithësi, duke përfshirë edhe Hungarinë në veçanti. Shumë shqiptarë zunë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane,…
OA Kosova SQ

Depërtimet dhe pushtimet osmane dhe jetësimi i politikës venedikase në Arbëri (1392-1396)

Qerim Dalipi
Pas fitores së osmanëve ndaj Koalicionit ballkanik në Betejën e Kosovës (15. respektivisht 28 qershor 1389)' pozita e Arbërisë. përfshirë këtu edhe Principatën e Topiajve. në vitet në vijim, përballë invadimit osman u bë edhe më e vështirë. Kështu, paaftësitë e Gjergj Topisë (1388- 1392) për ta mbro…
OA Kosova SQ

Sektori i agit-propit dhe institucionalizimi i censurës në median e shkruar pas vitit 1944

Zylyftar Bregu
Çlirimi nga pushtuesit fashist e gjeti Shqipërinë në një prapambetje të thellë ekonomike dhe kulturore. Historianët kanë mundur të provojnë se në këtë kohë vendi pëijetonte ende një sistem ekonomik të bazuar në prodhimin agrar. Tregues domethënës i prapambetjes kulturore e arsimore ishte edhe gjendj…