Periudha me fjali të varur kryefjalore në Shqipen e sotme
Per fjalitë e varura kryefjalore, në gjuhën shqipe nuk është bërë deri tani ndonjë studim pak a shumë i hollësishëm. Vetëm në tekstet shkollore, të caktuara për shkallë të ndryshme të shkollave shqipe, përmbahen njohuri mbi këtë tip fjalie. Le t ’i shqyrtojmë shkurtazi thëniet e këtyre teksteve.