Articles Journals Publishers Subjects
×

534 results for "L B"

Page 26 / 45

Semantika dhe termat

Idriz Metani
Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendja, zhvillimet e reja të kësaj terminologjie dhe vendi që zë ajo në gji të terminologjisë së gjuhësisë në përgjithësi. Si…

Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar

Tomorr Plangarica
Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij. Interpretimet në lidhje me vlerat e p…
OA PHOENIX SQ

Vdekja shpëtimtare e Jezusit mbi kryq

Ndoc Noga
Jeta e Jezusit u mbyll brenda një kohe shumë të shkurtër me një vdekje të përgjakur. Ai, vetëm pas dy vjet e gjysëm predikimi, qedënuar për vdekje me mundimin e kryqëzimit në Jeruzalem, kryeqytet fetar i Judesë, nën prokurorin romak Ponc Pilatin. Ky fakt është krejtësisht i sigurtë. Për vdekjen e Je…
OA PHOENIX SQ

Tradita bujqësore ndër Shqiptarë si dëshmitare se ata janë një popull i lashtë dhe ndenjëtar në trojet e veta

Simon Pepa
Çështja se cila ka qënë mjeshtëria kryesore e shqiptarëve, se a qenë ata ndenjëtar (të vendosur pak a shumë në qëndra të banuara),apo një popull barinjsh nomadë dhe se kultura e tyre qe një kulturë qytetare ose baritore është bërë prej kohësh objekt diskutimi shkencor. Në lagjen e parë të atyre që i…

Një vështrim krahasues mbi tipologjinë gjuhësore të dokumentit zyrtar në shqipëri në dy periudha historike

Anyla Saraçi
Arkivat janë vendet kryesore ku gjenden burime të shkruara historike- arkivore. Në Shqipëri arkivat, si institucion, kanë një histori prej më shumë se 70 vjetësh. Pas Luftës së Dytë Botërore nevoja e ngritjes dhe e fun-ksionimit të një strukture shtetërore solli në vëmendje domosdoshmërinë e grumbul…

Historiku i fondkrijuesit të Komitetit Ekzekutiv i Këshillit popullor i Rrethit Përmet 1945-1965

Lorenc Agalliu
Fondet arkivore të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve janë fondet kryesore që ruhen dhe administrohen nga arkivat shte-tërore vendore. Gjatë përpunimit tekniko-shkencor të dokumenteve arkivore të këtyre fondeve shpesh arkivistët hasin në vështirësi lidhur me ndërtimin e struk-…

Koleksioni i fotografive në arkivin e Kosovës si burim për kërkime etnografike

Valon Shkodra
Historia, po edhe shkencat e tjera që merren me ndriçimin e së kaluarës njerëzore, më së shumti u kushtojnë rëndësi burimeve të shkruara, duke neglizhuar ose duke mos i kushtuar vëmendje të duhur llojeve të tjera të burimeve si, fjala vjen, rrëfimeve a kujtimeve orale, fotografive etj., duke i konsi…

Aktivitetet ideopolitike të Lidhjes Komuniste të Kosovës për shuarjen e “aksioneve armiqësore” të Shqiptarëve sipas një dokumenti të vitit 1983

Vullnet Iseni
Përderisa demonstratat e vitit 1968 në Kosovë ndikuan pozitivisht në ngritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve në Jugosllavi, sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974, në anën tjetër demonstratat e vitit 1981, duke filluar me demonstratat studentore të organizuara gjatë muajve mars-prill të …

Politika e jashtme e Qeverisë së përkohshme të Vlorës sipas dokumenteve arkivore

Gea Sulo
Moment i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, përbën pikën e kthesës mes të djeshmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Akti i shpalljes së pavarësisë hidhte themelet e jetës së pavarur shtetërore, por ky akt do të pasohet në vazhdimësi me një sërë …

Trashëgimia e përbashkët arkivore përtej kufijve politikë

Enkelejda Sejdini
Arkivat dhe rrjeti ynë arkivor kombëtar (Shqipëri) sot është shndërruar në institucion modern, dinamik dhe shumë i kërkuar nga shoqëria në tërësi. Kjo kërkesë vjen nga problematikat reale që shtrohen për zgjidhje para kategorive sociale. Prandaj, ato individualisht dhe institucionalisht i drejtohen …