×

3,173 results for "N T"

Page 241 / 265

Vëzhgime rreth anaforave në gjuhën shqipe

Anila Çepani
Termi anaforë përdoret në kontekste të shumta dhe me kuptime të ndryshme, në letërsi dhe në gjuhësi. Në këtë punim do t’i referohemi anaforës në gjuhësi, që përfshin çdo proces të rimarrjes së një sintagme emërore SE, së një sintagme foljore (SF), por dhe të një pjese fjalie ose një fjalie të tërë.

Kur arti zgjeron hapësirën e lirisë

Dhurata Shehri
Në pamje të parë duket e vështirë të përcaktosh kufijtë e interpretimit, aq më e vështirë kur kufijtë e vetë veprës priren t’i kalojnë ato të interpretuesve të vet të mundshëm e të gjeneruar apo të gjenerueshëm nga vetë ajo. Kjo vendosje kufijsh mes veprës dhe interpretuesve, në vend të ndihmojë të …

Bahtijar Kryeziu, Fjalor Onomastik i Malësisë së Bujanovcit, botim i IAP-së, Prishtinë, 2006, 238 f.

Gjovalin Shkurtaj
Prej kohësh në studimet albanologjike, të dhënat e onomastikës dhe hulumtimet e shqyrtiraet e hapëta rreth emrave të viseve (toponimeve) dhe emrave të njerëzve (patronimeve dhe antroponimeve) kanë përbërë një mëtim lë lakmueshëm për studiuesit më në zë. Madje, nuk mund të mos themi se, në hapat e pa…

Për gjenezën e pronorëve të shqipes

Kolec Topalli
Përemrat pronore të gjuhës shqipe paraqesin interes të veçantë për rrugën e formimit dhe të evolucionit të tyre. Në krahasim me gjuhët e tjera të familjes indoeuropiane. gjuha shqipe ka ndjekur një rrugë krejtësisht vetjake në krijimin e këtyre përemrave, prandaj hulumtimi i saj paraqet interes shke…

Naim Frashëri në botën gjermanofone

Ina Arapi
Shpesh kur flitet për jetën e Naim Frashërit (1846-1900) përmendet pa shumë hollësi dhe qëndrimi i tij gjashtëmujor me qëllime kurimi në Baden të Austrisë. Para disa vjetësh, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes, më lindi dëshira për ta ndriçuar pak më nga afer këtë episod nga jeta e poetit të adhuru…