1,517 results

Page 21 / 127
OA Optime SQ

Studim krahasues i përçueshmërisë elektrike të komponimeve me bazë polimeri duke përdorur Matlab

Aurela Qamili
Ky punim paraqet një studim krahasues të algoritmeve të machine-learning (ML) dhe deep-learning (DL) për analizimin e përçueshmërisë elektrike të kompozitëve me bazë polimerike. Përçueshmëria elektrike është një veti thelbësore në përbërjet e polimerit, duke ndikuar në performancën e tyre në aplikim…
OA Optime SQ

Ndikimi i bullizmit kibernetik në shëndetin mendor tek adoleshentët

Eduart Tafa
Artikulli studion fenomenin e bulizmit kibernetik, i cili përkufizohet si përdorimi i qëllimshëm i mjeteve të komunikimit dixhital për lëndim, frikësim ose ngacmim të të tjerëve. Ky punim fokusohet në karakteristikat e bullizmit kibernetik, duke përfshirë qëndrueshmërinë e tij, vështirësi në zbulimi…
OA Optime SQ

Ndërlikimet e hershme në periudhën post-operatore

Kujtime Vakëflliu, Belisa Kaleci, Etleva Rustami, Edi Vakëflliu et al.
Ndërlikimet e hershme post-operatore përbëjnë një moment tepër delikat për së- mundshmërinë dhe vdekshmërinë pas ndërhyrjes. Aftësia për të minimizuar, njohur dhe trajtuar në mënyrë efektive këto probleme është thelbësore për rezultate positive pas ndërhyrjes. Qëllimi i studimit është evidentimi i f…
OA Optime SQ

Aplikimi i teknikës së steganografisë në harta gjeologjike

Ana Dindi
Të dhënat e ndjeshme nga studimet gjeologjike, si përshembull informacione mbi vendndodhjen e burimeve të pasura minerale mund të fshihen brenda hartës për t'u mbrojtur nga persona të paautorizuar. Ky artikull paraqet aplikimin e teknikës së steganografisë në hartë nëpërmjet një programi të quajtur …
OA Optime SQ

Gjuha angleze në fokus të evoluimit të politikave arsimore në Shqipëri në kontekstin demografik të arsimit parauniversitar

Valbona Loshi
Reformat arsimore në Shqipëri, rreth vitit 2000, projektuan të mësuarit e gjuhës angleze si prioritet kombëtar dhe e drejtuan kurrikulën shkollore të gjuhëve të huaja në përputhje me nivelet e gjuhëve të dokumentuara në Kornizën e Përbashkët Evropiane e Referencës (CEFR), ndjekur nga vendimet e MASR…
OA Optime SQ

Trajtimi i malokluzionit të klasës së III nëpërmjet kirurgjisë ortognatike të realizuar me piezokirurgji

Aurora Isufi, Renato Isufi, Virgjini Mulo, Lidja Kanurkova
Kirurgjia ortognatike është pjesë e kirurgjisë maksilofaciale që konsiston në prerjen e kujdesshme të nofullave që janë në raport të ngushtë me struktura anatomike të rëndësishme. Përgjatë viteve për prerjen (osteotomine) e nofullave janë përdorur freza, sharra dhe daltat, pavarësisht se këto instru…
OA Optime SQ

Përdorimi i gjuhës standarde Shqipe në arsimin e lartë (Vërejtje)

Valbona Kalemi
Dihet që norma drejtshkrimore është pasqyra më e mirë dhe më e prekshme e zotërimit dhe e përdorimit të shqipes standard si sistemi me shtrirjen më të madhe funksionale. Shkolla shqiptare është vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon me dashuri për gjuhën amtare dhe zbulo…
OA Optime SQ

Aplikime të elektronikës dhe teknologjisë së informacionit për rritjen e eficencës në ekonominë bujqësore

Fatmir Basholli, Ebrahim Elsayed
Interneti i gjërave IoT (Internet of things) është një koncept i gjerë që përdoret për të përshkruar ndërlidhjen e objekteve të ndryshme, që përdoren gjatë jetës së përditshme, IoT ka qëllim të lidhë çdo person dhe çdo objekt, duke krijuar një mjedis inteligjent përmes internetit. Avancimet teknolog…