×

915 results for "A H"

Page 20 / 77

Rezultatet në testin PISA 2018 dhe mosleximi i letërsisë si dukuri te nxënësit kosovarë të moshës 15 vjeçe1

Murteza Osdautaj
Leximi dhe kultura e leximit (reading literacy) kanë qenë fushat e vlerësimit të nxënësve kosovarë në testin PISA. Ngaqë rezultatet ishin dekurajuese, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka ndërmarrë punën për një hulumtim për ta analizuar gjendjen aktuale të leximit, me fokus në leximi…

Perceptimet e mësimdhënësve ndaj procesit të vlerësimit të performancës

Ismet Potera, Selim Mehmeti
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është një proces i rëndësishëm dhe i ndjeshëm. Mësimdhënësit dhe inspektorët shfaqin perceptimet e tyre për procesin e vlerësimit nga këndvështrime të ndryshme. Këto perceptime janë objekti i këtij hulumtimi. Qëllimi i hulumtimit ë…
OA Optime SQ

Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

Gilberta Hadaj
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike …
OA Optime SQ

Vlerësimi i komunikimit prind-fëmijë si ndërhyrje parandaluese për varësinë nga droga

Jonida Haxhiu, Elisabeta Kafia
Varësia dhe abuzimit me substanca përbëjne sot një sfidë për shëndetin publik por edhe për psikologet apo specialistet e angazhuar në cështje te ndryshme te shendetit mendor. Statistikat dëshmojnë për një rritje të numrit te përdoruesve problematicë të substancave në të gjithë botën, si edhe për një…
OA Optime SQ

Analiza e kujtimeve të hershme si metodë për vlerësimin e diferencimin mes kategorive të ndryshme të ndryshme të çrregullimeve të ankthit

Irena Hysenaj, Elisabeta Kafia
Adler theksoi në këndvështrimin e tij se mënyra e jetesës së një individi zhvillohet shumë herët. Si rezultat, ajo filloi në një moshë të re dhe përfundoi rreth moshës gjashtë vjeç. Kur flasim për stilin e jetesës, kemi të bëjmë me një vizion të idealizuar jo vetëm se si e shohim veten, por edhe se …

Rreziqet e ekspozimit të nxënësve në rrjetet sociale nga shkollat

Arbnesha Mexhuani
Vitet e fundit është bërë trend publikimi në rrjetet sociale i aktiviteteve që realizohen në shkollë, duke shpërndarë foto/video të nxënësve, pa analizuar se si mund të ndikojë ky veprim në shëndetin psikik dhe në zhvillimin e mëvonshëm të tyre. Nuk janë të pakta rastet kur me…
OA Optime SQ

Sfida tё psikoterapisё (Rasti i Shqipёrisё)

Arbjola Halimi
Psikoterapia është një formë e ndryshme dhe bashkëkohore e trajtimit për çrregullimet mendore dhe shqetësimet klinike psikologjike. Një numër i pafund sfidash përballen nga profesionistët që punojnë në këtë fushë. Disa nga këto sfida janë specifike për zhvillimin shoqëror dhe mjedisin social, kultur…

Faktorët që ndikojnë në qëndrimet e nxënësve ndaj të nxënit

Luljeta Shala
Me këtë studim ekzaminuam disa nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që mund të parashikojnë qëndrimin e nxënësve ndaj të mësuarit sipas perceptimit të mësimdhënësve dhe nxënësve. Qëllimi i studimit ishte të identifikojë dhe të analizojë faktorët kryesorë që ndikojnë …
OA Optime SQ

Të jesh mësues në Shqipëri - Sfidat dhe problemet

Gilberta Hadaj, Elona Limaj, Elona Limaj
Një edukim cilësor varet nga aftësitë e mësuesve që janë hallka më e rëndësishme e këtij sektori. Edukimi i mësuesve është një proces thelbësor për çdo vend, për shkak të rolit të tyre vendimtar për të ardhmen tonë. Por, të jesh mësues në gjuhën shqipe nuk është e lehtë. Ekziston një mënyrë sfiduese…

Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve në shkollimin mesëm të ulët në komunën e Prizrenit

Fatmir Mehmeti
Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve është një fenomen mjaftë sfidues për individët të cilët gjenden para zgjedhjes së profesionit. Hulumtimi është i orientuar drejtë përcaktimit të nivelit të informimit dhe orientimit profesional të nxënësve në shkollimin e mesëm të ulët, si dhe në përcak…

Kurrikula dhe të nxënit gjatë gjithë jetës

Shqipe Ramadani
Ky punim trajton zhvillimin e kurrikulës si rezultat i zhvillimit të filozofive kurrikulare, teorive të nxënies dhe parimeve të zhvillimit të arsimit, të gjitha këto nga prizmi i nxënies tërëjetësore. Çështjet në fjalë analizohen përbrenda domenit të tyre në aspektin e krahasimit dhe ofrimit të mund…