Articles Journals Publishers Subjects

85 results

Page 2 / 8

Logjika e Aristotelit ne medresetë shqiptare

Abdulla Rexhepi · Univer,University of Prishtina
Filozofët myslimanë, si shumë dije dhe shkenca të tjera, edhe Logjikën e huazuan nga grekët e lashtë, sidomos nga Aristoteli. Filozofi më i njohur grek në botën islame konsiderohet Aristoteli, veprat e të cilit u përkthyen në gjuhën arabe dhe trashëgimia e tij filozofike pati ndikimin më të madh në …

Përgatitja dhe realizimi i planit edukativ për fëmijët e moshës 3-5 vjeç në institucione parashkollore publike në Kosovë

Mevlude Gashi
Procesi edukativ, që përkrah dhe mbështet zhvillimin më të mirë të fëmijës, është baza e veprimtarive të institucioneve parashkollore. Ky proces i vazhdueshëm edukativ duhet t’u kushtojë rëndësi të veçantë fëmijëve, personalitetit individual të tyre, nga momenti që fillojnë edukimin parashkollor, du…

Rëndësia e metodës kreative dhe zbatimi i saj nga edukatoret e institucioneve tona parashkollore

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij studimi - punimi është rëndësia e kreativitetit, si metodë e punësme fëmijët, dhe zbatimi i saj në institucionet tona publike, të edukimit parashkollor. Në kuadër të kësaj çështjeje, punimi përmban edhe shqyrtime më të përgjithshme teorike, të këtyre aspekteve, si: Univer…

Gjendja e përgjithshme në institucionet parashkollore private në Kosovë

Mevlude Gashi
Bazuar në rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme dhe në gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet ky nivel i edukimit në Kosovë, është e domosdoshme që edukimi parashkollor të ketë një vend meritor në sistemin tonë të arsimit. Edhe pse është në rritje numri i institucioneve parashkollore publik…

Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale

Sahare Reçica
Punimi “Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara Intelektuale’’ është realizuar përmes studimit të burimeve të ndryshme lidhur me problemin dhe hulumtimit në terren. Qëllimi i studimit ishte të identifikojë specifika të mësimdhënies së suksesshme të nxënësve me aftësi të kufizua…

Zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive të nxënësve në shkrim

Lirije Beqiri
Të shkruarit është një ndër shkathtësitë themelore të gjuhës, të cilën nxënësit e përvetësojnë gjatë arsimit fillor. Është shumë e rëndësishme (thelbësore) që të gjithë nxënësit të shkruajnë mirë dhe pa gabime. Përmes hulumtimit, mblodhëm të dhëna lidhur me shkathtësitë e nxënësve në shkrim. Qëlli…

Ndikimi i moshës së edukatoreve në cilësinë e punës me fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Zehrie Plakolli
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi shqyrtuar burime teorike/literaturë…

Edukimi parashkollor në Kosovë – arritjet dhe sfidat

Mevlude Gashi, Zehrie Plakolli, Bekim Morina, Sahare Reçica
Në edukimin parashkollor, vitet e fundit, janë bërë reforma të shumta, të cilat paraqitën nevojën të realizohet një hulumtim që pasqyron gjendjen aktuale. Hulumtimi kishte për qëllim të mbledhë të dhëna për arritjet e deritashme në edukimin parashkollor/parafillor, 0-6 vjeç, dhe…

Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë

Sahare Reçica
Hulumtimi “Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ ka për qëllim të identifikojë nivelin e mbështetjes për përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Hulumtimi ka qa…

Rëndësia e zhvillimit socio-emocional të fëmijës dhe roli i edukatores në stimulimin e kësaj fushe zhvillimore

Zehrije Plakolli
Ky studim ka si qëllim trajtimin e rëndësisë së zhvillimit social e emocional të fëmijëve, përgjatë fëmijërisë së hershme, në institucionet parashkollore, dhe rolin që ka edukatorja në përkrahjen e stimulimin e këtij aspekti të zhvillimit të fëmijës. Hulumtimi është realizuar sipas metodës mikse (sa…