Qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat njësi mësimore të teksteve shkollore Lexim Letrar 6 dhe 7 mungon zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht, studimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomandime p…
Bullizmi është një problem shumë i madh dhe shqetësues për shoqërinë, i përhapur në sistemin arsimor në të gjithë botën. Kohët e fundit, opinioni publik dhe profesionistët kanë filluar të shqetësohen për aktet e dhunshme dhe sigurinë në shkollat e Kosovës shkak i shpërfaqjes së bullizmit në shkolla.…
Libri Sinergjia pedagogjike e partneritetit shkollë – komunitet: perspektivat është një pjesë e rëndësishme e literaturës në fushën e pedagogjisë. Autorët: prof. dr. Afërdita Deva-Zuna, dr. sc. Ismet Potera dhe MA Selim Mehmeti, shqyrtojnë me thellësi dhe analizë konceptin e partneritetit mes shkoll…
Tranicioni nga kopshti në klasën e parë është një fazë kyçe në procesin e zhvillimit të fëmijëve, e cila kërkon përgatitje të gjithanshme për t’u mundësuar një përshtatje të suksesshme në mjedisin e ri shkollor. Mbështetja në zhvillimin fizik, intelektual dhe emocional, të fëmijëve në moshën parashk…
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me…
Ky punim studimor shqyrton nevojat e papërmbushura të nxënësve dhe të studentëve në kontekstin e shkollimit të tyre paraprak. Punime të ndryshme kanë identifikuar se shumica e nxënësve ndiejnë se teoritë e mësuara në shkolla shpesh nuk lidhen me praktikat reale të jetës dhe tregut …
Kurrikula e bazuar në kompetenca sot është tema bosht e çdo institucioni arsimor. Prandaj synimi i studimit është verifikimi i praktikave të mësimit në arsimin e detyruar në Kosovë dhe konstatimi se sa ato praktika janë të harmonizuara me kërkesat e kurrikulës së Kosovës, e cila ka për synim zhvilli…
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyr…
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të nxënësve, nxit kreativitetin, ndërton vlerat, forcon ndjenjën e komunitetit dhe lidhjen me shk…
Vlerësimi i nxënësve dhe përdorimi i rezultateve të vlerësimit për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe nxënies është një temë me rëndësi të veçantë për studiues të fushës së edukimit. Ky studim trajton përdorimin e rezultateve të vlerësimit të nxënësve nga shkollat publike të Kosovës, për që…
Një sistem kualitativ dhe efikas i arsimit është një ndër mjetet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të një vendi.
Shkollat dhe stafi i tyre kanë rol vendimtar sa u përket shkollimit, arsimimit, trajnimit të kuadrove të reja, duke i mundësuar vendit të përmbushë standardet dhe t’i bashkohet fam…
Ky hulumtim paraqet sistemin e funksionimit të aktiveve profesionale (departamenteve) në shkolla. Fokusi i hulumtimit është në organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e aktiveve profesionale (departamenteve) të arsimit fillor. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojmë një analizë të detajuar mbi funksion…