Articles Journals Publishers Subjects

73 results

Page 2 / 7
OA Kosova SQ

Kontributi i “Shoqërisë biblike” për arsimin shqip në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX

Memli Krasniqi
Periudha historike pas Lidhjes së Prizrenit është e njohur si kohë e përpjekjeve të rilindësve tanë për emancipimin kulturor të kombit shqiptar. Për ta u bë më se e qartë se pos luftës së armatosur duhet zhvilluar edhe luftën në fushën e kulturës e posaçërisht në atë të arsimimit në gjuhën kombëtare…
OA Kosova SQ

Qëndrimi i konsullit italian në Shkup ndaj çështjes shqiptare gjatë viteve 1909 - 1910

Fehmi Rexhepi
Në fazën e katërt të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si rezultat i zhvillimit të ngjarjeve shumë të mprehta në skenën politike dhe ushtarake të Ballkanit dhe i raportit të forcave edhe në arenën ndërkombëtare, shtohet gjithnjë e më shumë interesimi i Fuqive të Mëdha dhe i përfaqësuesve të tyre diplomat…

Emrat e përveçëm letrarë dhe problemet e transmetimit të tyre nga gjuha ruse

Avni Xhelili
Emrat e përveçëm (antroponimet, toponimet) janë komponent shumë i rëndësishëm i strukturës së tekstit letrar. Ata marrin pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompozimit letrar dhe ligjërimor të tekstit, përmbajnë informacion historik e kulturor për shoqërinë, së cilës i përkasin, ndihmojnë në zbërthi…

Veçori gjuhesore - dialektore ne gjuhen e autorëve shqiptarë të Kosovës që shkruan me alfabet arabo - osman

Hasan Kelmendi · Instituti Albanologjik - Prishtinë
Në fushën e dialektologjisë së shqipes, veçanërisht të dialektologjisë së saj historike, shënimet e hershme të shkruara kanë një rëndësi të pamohueshme, pasi ato nxjerrin në pah fazat fillestare të përdorimit të gjuhës shqipe. Me rëndësi të madhe janë shkrimet e autorëve të hershëm shqiptarë nga ver…

Vasijetnameja e Mulla Dervish Pejës

Nehat Krasniqi
Mulla Dervish Peja është poeti i parë shqiptar nga Peja që ka shkruar poezi duke përdorur alfabetin arab dhe osman. Deri më tani, aktivitetet e tij janë paraqitur pjesërisht. Këtu po botojmë për herë të parë veprën e tij Vasijetnameja të transkriptuar profesionalisht me alfabetin e shqipes. Autori k…

Tematika e misticizmit islam në poezinë e bejtexhinjëve

Abdulla Hamiti · University of Prishtina
Poezia shqipe e shkruar me alfabet arab lindi në zonat urbane ku jetonin intelektualë dhe njerëz të ditur. Këtu po shqyrtojmë temat e misticizmit islam dhe disa veçori të ndikimit të letërsisë orientale islame nga ana e poetëve popullore shqiptarë të njohur si bejtexhi. Ky aspekt nuk është konsideru…

Terminologjia islame ne perkthimin e veprës „Udha Muhamedane”

Isa Memishi · Univer,University of Prishtina
Terminologjia islame është rrënjosur thellë në leksikun e shqipes. Termat islame janë të pranishme edhe në “Udha Muhammedane”, përkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu. Në përkthimin e Dalliut gjejmë shumë huazime që i përkasin leksikut islam. Disa nga këto huazime autori i ka shfrytëzuar pa sqarime, kurs…
OA Univers SQ

Ndihmesa e dijetarëve shkodranë në fushën e orientalistikës

Nexhmi Bushati
Zotërimi i gjuhëve dhe i kulturës së lindjes ishte në dobi të zhvillimit në sferën kulturore dhe arsimore në mjedisin shkodranë duke i dhënë aftësi njohjes së gjuhëve dhe kulturës së perëndimit. Në këtë mënyrë u krijua elita intelektuale e shtetit shqiptar. Brezat e shkencëtarëve të formuar në këtë …