Articles Journals Publishers Subjects

42 results

Page 2 / 4

Poet i revoltës ekzistenciale dhe i dhimbjes sublime (Portreti krijues i Ali Podrimjes)

Sali Bytyçi
Krijimtaria letrare e poetit kombëtar Ali Podrimja shtrihet përgjatë një periudhe më shumë se gjysmë shekulli. Kjo krijimtari zë fill në kohën kur letërsia shqipe në ish-Jugosllavi, që kishte nisur të publikohej menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (sapo kishte hyrë në dekadën e dytë të saj), krijo…

Ndryshimi i hapësirës së interpretimit dhe i audiencës: individual në skenik

Leontina Gega‑Musa
Krijimtaria folklorike, e shprehur nëpërmjet formave të njohura artistike, dikur ka pasur një kohë dhe një hapësirë të caktuar performance, para një audience gjithashtu të caktuar. Për shkak të një morie faktorësh, si pasojë e zhvillimit shoqëror, social dhe teknologjik, komunikimi i dikurshëm gojor…

Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi

Fikrie Berisha · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave mekalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky materialdokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët…

Krijimtaria dhe kritika letrare binom i pandalshëm, i domosdoshëm dhe me ndërveprim reciprok

Spiro Gjoni
Një brez i tërë fëmijësh dhe të rinjsh, që sot janë në moshën e tyre të pjekurisë e njohin shkrimtarin dhe krijuesin e një numri jo të vogël krijimesh, duke nisur nga përrallat e fabulat e duke vazhduar me tregimet, novelat e romanet. E njohin dhe i kanë lexuar librat e tij me mbretër e me luftëtarë…

Përrallëzat “e Santorit” përkthim/krijimtari/përshtatje - motive dhe burime

Arian Leka
Pavarësisht se, në tërësinë e vet, krijimtaria e Franqisk Santorit nuk ka ende vëmendjen, vlerësimin dhe vendin e merituar në studimet filologjike dhe është përfaqësuar me zë jo të plotë e të drejtpërdrejtë autorial në tekstet shkollore, studiuesit që janë marrë në mënyrë të thelluar me krijimtarinë…
OA Univers SQ

Rikthimi i motiveve mitike në letërsi

Msc. Fikret Ramadani
Rimarrja e motiveve mitike në krijimtarinë letrare bashkëkohore, dhe jo vetëm, është dukuri e njohur dhe e studiuar mjaftueshëm në letërsi. Motive të tilla janë të  pranishme  në shumë prej veprave të Ismail Kadaresë, ose thënë ndryshe, kanë qenë një sofër prej së cilës është ushqyer vazhd…

Mes misionarit dhe stilistit (Nikaj, Koliqi)

Laura Smaqi
Jo pak është folur për rolin e rëndësishëm që ka luajtur krijimtaria letrare në periudha të ndryshme si në aspektin e dëshmimit të gjuhës shqipe, ashtu dhe të propagandimit të idesë kombëtare, të orientimit të shqiptarëve drejt qëndrimeve sa më përbashkuese. Mes shembujve të shumtë, të vlefshëm për …