974 results
Page 2 / 82Dimensioni ekonomik dhe social i tavernave në Kosovë gjatë mesjetës
Ky studim trajton dhe analizon funksionimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të tavernave në Kosovën mesjetare (Novobërdë, Prishtinë, Prizren, etj.), duke i vendosur ato në kontekstin më të gjerë të traditës së vreshtarisë dhe kulturës së verës, e cila ka rrënjë të hershme që nga periudha dardane dhe…
Diplomacia Amerikane gjatë bombardimeve në Kosovë: Strategjia siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
Ky studim shqyrton rolin e diplomacisë amerikane dhe ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, me theks të veçantë në strategjitë diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike, humanitare dhe rajonale. Konteksti historik li…
Gjetje të reja të monedhave romake në Vërban të Kllokotit
Në lokalitetin arkeologjik në Vërban të Kllokotit, afër Vitisë së Kosovës vazhdimisht gjenden artefakte të periudhës romake dhe bizantine. Më herët në këtë lokalitet janë gjetur një varg reliktesh nga periudha romake, në mesin e të cilëve pa dyshim vend të veçantë zë busti prej mermeri i “Zonjes Dar…
Hulumtimi i praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze në arsimin fillor të Kosovës
Ky rast studimor cilësor studion zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze si gjuhë e huaj (EFL) në Kosovë. Studimi fokusohet në mësimdhënësit e gjuhës angleze (ELTs) dhe eksploron të kuptuarit e tyre mbi zbatimin e politikave të arsimit gjithëpërfshirës, sfidat me të cilat pë…
Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar
Zbatimi i kurrikulës nuk kufizohet vetëm në përmbajtjen mësimore, por kërkonndërlidhje me jetën reale përmes aktiviteteve jashtëshkollore dhe jashtëmësimore. Këto aktivitete janë të parashikuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës si pjesë thelbësore për zhvillimin e kompetencave të përgjithshme të …
Qasjet gjithëpërfshirëse në edukim - Roli i partneritetit shkollë–familje në realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore
Në qasjet bashkëkohore për edukim gjithëpërfshirës, partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes zë një vend thelbësor, veçanërisht në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore që mbështesin rritjen e gjithanshme të nxënësve. Aktivitetet jashtëshkollore – si projektet kreative, klubet tematike, eksku…
Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve
Tema e të lexuarit të kuptimshëm në arsimin e obliguar ka fituar rëndësi të veçantë në kontekstin e reformave arsimore dhe vlerësimeve ndërkombëtare, sidomos në PISA, duke theksuar domosdoshmërinë për strategji mësimore ndërvepruese që fuqizojnë këtë shprehi themelore përmes të nxënit aktiv. Ky stud…
Motivimi i nxënësve për të nxënë përmes lojërave kompjuterike
Studimi eksploron ndikimin e lojërave kompjuterike në rritjen e motivimit të nxënësve për të të nxënë. Përmes një shqyrtimi sistematik të literaturës së përzgjedhur, ky punim analizon mënyrat se si elementet unike të lojërave kompjuterike, si sfidat, shpërblimet dhe progresi i dukshëm, nxisin angazh…
Edukimi dhe Emancipimi i Femrës në Kosovë (1945-1975): Politikat arsimore dhe sfidat shoqërore
Qëllimi i këtij studimi është të krijojë mekanizma për ndikimin e reformave rregullatore dhe ligjore dhe iniciativave arsimore në transformimin e statusit shoqëror të grave shqiptare në Kosovë në kontekstin e modernizimit socialist jugosllav. Studimi zbatoi parimet e historicizmit, objektivitetit dh…
SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK
Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda…
Zhvillimi i kapaciteteve udhëheqëse në shkolla
programi. Në fokus të studimit është evidentimi, analiza dhe raportimi i gjetjeve lidhur me kërkesën e tretë të fletëpyetësorit drejtuar vijuesve: Çfarë trajnimi, këshillimi apo përkrahje në vazhdim mendoni se ju nevojitet tani?. Përmes gjetjeve të studimit iu është dhënë përgjigje pyetjeve të studi…