Rëndësia e këtij punimi qëndron në periodizimin historiografik të politikës së jashtme amerikane dhe të rolit të saj vendimtar në çështjen e Kosovës duke ndriçuar ndikimin e kësaj politike në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ky studim argumenton se angazhim…
Ky studim rasti cilësor kishte për qëllim të hulumtojë përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë gjatë aplikimit të metodologjisë së mësimdhënies me bazë projektin, në realizim të kurrikulës së bazuar në kompetenca. Duke u fokusuar në strategjitë dhe metodat e përdorura për të lehtësuar procesin…
Ky punim studimor shqyrton nevojat e papërmbushura të nxënësve dhe të studentëve në kontekstin e shkollimit të tyre paraprak. Punime të ndryshme kanë identifikuar se shumica e nxënësve ndiejnë se teoritë e mësuara në shkolla shpesh nuk lidhen me praktikat reale të jetës dhe tregut …
Realizimi i arsimit dual në Kosovë paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit të nxënësve në tregun e punës, përmes një kombinimi të mësimdhënies teorike dhe praktikës profesionale në vendin e punës. Ky studim ka për qëllim të eksplorojë zbatimin e modelit të arsimit dual në Kosovë, duke vënë n…
Shkalla e lartë e integrimit të kulturës shqiptare deri në fund të shekullit XVIII i dha frymë edhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në sajë te kulturës shpirtërore dhe materiale mjaft të zhvilluar atëherë, shkalla e ndërgjegjes kombetare ishte më e lartë se simotrat e saj te popujt e tjerë nën robë…
Shteti grek në periudhën midis dy luftërave ushtroi presion të fuqishëm kundrejt çdo mase që ndërmori qeveria shqiptare për të vendosur autoritetin e shtetit në zonën e minoritetit grekofon dhe integrimin e tij në shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, ai ndoqi me konsekuencë politikën e spastrimit etnik…
Ky punim shqyrton në mënyrë kritike ndërveprimin midis Islamit dhe politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke u fokusuar në ndërtimin e një “Islami Ballkanik” të homogjenizuar. Duke përdorur një kornizë dekoloniale, studimi mbështetet në mendimin islamik dekolonial të Sirin Adlbi…
Inteligjenca artificiale dhe ligji, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes së diskutimeve të fundit politike dhe akademike, janë dy tema kryesore të strukturës sonë sociale të cilat po pësojnë ndryshime themelore. Kur bëhet fjalë për rastin e Shqipërisë, një shqetësim që me të drejtë do të lindt…
Kërkohet arsim më i mirë dhe kompetenca për të rritur produktivitetin, për të krijuar punësim, për të promovuar përfshirjen qytetare dhe për ta bërë Ballkanin Perëndimor një zonë të dëshirueshme për të jetuar, punuar dhe investuar. Rajoni i Ballkanit Perëndimor po kalon transformime të rëndësishme n…
Fenomeni i korrupsionit dhe pastrimit të parave është një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballen shoqëritë moderne në ditët e sotme. Ky fenonem përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e kombeve por edhe më gjerë. Ai minon demokracinë, cënon sundimin e ligjit dhe pengon zhvill…
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është prezantimi i modelit të legjislacionit penal shqiptar, hartimi apo bërja - e ligjeve duke respektuar dhe zbatuar disa standarde kyçe; disa kërkesa të nevojshme që ndikojnë në përmirësimin e legjislacionit tonë penal, strategjitë e ndryshme të parandalimit, dhe…
Since the demise of communism in the late 1980s and early 1990s, the notion of Europe has assumed a prominent role within political discourses in Albania. The interpretation of this concept has exhib-ited a degree of fluidity, its meaning evolving according to the prevailing context and political ci…