Articles Journals Publishers Subjects

542 results

Page 17 / 46
OA Univers SQ

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës (gjysma e dytë e shek. XIX dhe gjysma e parë e shek. XX)

Prof. dr. Mahir Hoti
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Austria përbën një emër disi të veçantë edhe në planin historik si faktor i jashtëm më i rëndësishmi në çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Qëndrimi i Austro- Hungarisë spikat veçanërisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 rreth kufijve tanë. Nuk është e …
OA Univers SQ

Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit -“kushtetuta” e “vilajeteve të bashkuara”

Prof.dr. Gazmend Shpuza
Në këtë artikull trajtohet programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të autori me prejardhje lumjane, Sulejman Kylçe, na jep të dhëna fundamentale mbi zhvillimin e Kuvendit të Prizrenit të datave 15-17 qershor 1878. Atë ditë, delegatët e Kuvendit deklaruan: "Mallkuar qoftë kush mendon vetëm pë…
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…
OA Univers SQ

Eposi i kreshnikëve si përmendore madhështore e kulturës ligjërimore të shqipes

Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj
Artikulli është marr nga studimi “Etnografia e të folurit në eposin e Kreshnikëve”, mbajtur edhe si punim në Konferencën shkencore kushtuar eposit të Kreshnikëve, në Prishtinë, gusht 2010. Eposi i Kreshnikëve përbën një përmendore të mrekullueshme të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme …
OA Univers SQ

Roli i ylemave në kryengritjet shqiptare të viteve (1910-1912) në Vilajetin e Kosovës

Dr. Nuridin Ahmeti
Historia kombëtare shqiptare është e mbushur me ngjarje të ndryshme, data e personalitete, që kanë lënë gjurmë në ecurinë kohore. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me historinë tonë, sepse kjo është dukuri e përgjithshme për mbarë rruzullin. Ndaj identifikimi i tyre është punë e vështirë, për të kërkohen njo…
OA Univers SQ

Simbole të miteve dhe besimeve në doket e komunikimit etik-juridik në eposin e kreshnikëve

Prof. Dr. Mark Tirta
Në epikën legjendare të shqiptarëve në përgjithësi e për më tepër, si më i hershëm në elementet e tij të veçanta, në Eposin e Kreshnikëve të këtij populli, në një qartësi mjaft të dallueshme, vërejmë të jenë të pranishme me shumicë mbetëza mitesh, besimesh, ritualesh, dokesh e veprimesh etiko-morale…
OA Kosova SQ

Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj gjendjes së Shqiptarëve në mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene (1919-1921)

Armend Mehmeti
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore me largimin e forcave austro-hungareze në tetor-nëntor 1918, Kosova dhe trevat tjera të banuara me shqiptarë, të cilat Konferenca e Londrës e vitit 1913 ia kishte dhuruar Serbisë e Malit të Zi, u ripushtuan nga ushtria serbe. Shpresat e shqiptarëve se marrëve…
OA Kosova SQ

Aspekte të jetës socio-ekonomike dhe politike në Kosovë gjatë shekullit XVIII sipas ankesave dhe kërkesave të qytetarëve

Agron Islami
Parimi bazë i shteteve klasike islame të Lindjes së Mesme ishte drejtësia. Ky parim edhe tek osmanët zë një vend të rëndësishëm. Sa më shumë që Sulltani pranonte ankesat e qytetarëve, aq më shumë çmohej personaliteti i tij. Forma e pranimit dhe e ushtrimit të ankesave dhe kërkesave ndryshonte varë…