411 results

Page 17 / 35

Evolucioni i mesazhit dhe i formës në krijimet rinore të De Radës deri te “Këngët e Milosaos”

Klara Kodra
Më 1836, pra, vetëm në moshën njëzetedyvjeçare, Jeronim De Rada do të nxirrte në dritë veprën e vet të parë, “Këngët e Milosaos”, birit të despotit të Shkodrës1. Ky krijim poetik është një kryevepër e letërsisë arbëreshe dhe, në një rrafsh më të gjerë, e letërsisë shqiptare. Njëkohësisht, ndonëse nu…

Modelimi i legjendave për Skënderbeun dhe Marën e Sopotit sipas arketipeve antike greko-romake

Skënder Karriqi
Trevat e Librazhdit janë ndër më të pasurat me lëndë folklorike, që lidhet drejtpërdrejt me figurën e Skënderbeut, por edhe me figura të tjera siç janë: Gjorg Golemi, Mara e Sopotit, etj. Kjo pasuri përmblidhet kryesisht në legjenda apo rrëfime legjendare mbi heroin dhe bëmat e tij në momente rrezik…

Administrata lokale dhe demografia e kazasë së Elbasanit, sipas vjetarëve të Manastirit, për periudhën 1888-1896

Ermal Nurja
Fryma e re reformatore mbi të cilën u ngrit riorganizimi i shtetit osman, pas shpalljes së Tanzimatit, mes të tjerash do të ndikonte pa dyshim edhe në botën e botimeve (gazeta, revista, libra, kalendarë). Vjetari i parë u botua në vitin 1263 (1847) dhe ishte vjetari statistikor i Perandorisë Osmane…

Qëmtime rreth veprës së pabotuar të autorit elbasanas Shpëtim Karaj

Valbona Kalo
Për të gjithë shkrimtarët ekziston një marrëdhënie ndërvarësie e pandërprerë mes mjedisit gjeografik, social, letrar e kulturor dhe botëkuptimit e origjinalitetit të shprehjes, si faktorët përcaktues që i shërbejnë krijimit të një individualiteti të spikatur artistik. Nën dritën e një raporti të ti…

Vendet e pushimit (mutationes) përgjatë “Via Egnatia” nga Durrësi në Ohër

Mario De Matteis
Ashtu si të gjitha rrugët e njohura romake, edhe via Egnatia ka pasur stationes ose mutationes, që shërbenin për qëndrimin dhe pushimin e udhëtarëve, por edhe të kuajve, shpesh me impiante termale, siç janë ato në Bradashesh (Elbasan), në afërsi të të cilave gjendeshin gati gjithmonë ndërtesa të veç…