Articles Journals Publishers Subjects

6,172 results

Page 17 / 515

SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK

Behar Hoxhaj
Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda…

SHTETFORMIMI PËRMES ARSIMIT

Valbona Nathanaili
Ky artikull analizon dy ligje themelore në fushën e arsimit, miratuar në Shqipëri në vitet 1921 dhe 1922, duke i vendosur në kontekstin e përpjekjeve të hershme të shtetit shqiptar për të konsoliduar autoritetin dhe për të ndërtuar institucione publike moderne. Studimi shqyrton karakteristikat admin…

FAMILJA DAKO DHE KONGRESI I MANASTIRIT

Dorina Daiu, Florinka Gjevori, Helidon Sokoli
Ky artikull shqyrton rolin dhe fatin e familjes Dako pas Kongresit të Manastirit dhe përndjekjen e saj gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Kongresi i Manastirit i vitit 1908 ishte një moment vendimtar në historinë shqiptare, duke konsoliduar alfabetin e gjuhës shqipe dhe duke forcuar identitetin ko…

Vështrime për drejtshkrimin e ë-së së patheksuar mbështetur në të dhëna nga nxënësit e arsimit 9-vjeçar

Artan Xhaferaj
Ky punim trajton një çështje të rëndësishme të drejtshkrimit të shqipes, atë të /ë/-së së patheksuar. Edhe pse është një çështje e ndërlikuar, e debatuar dhe e trajtuar gjerësisht ndër gjuhëtarët shqiptarë, në punimet e mëparshme kanë munguar të dhënat nga nxënës të shkollave 9-vjeçare për përvetësi…

Pluraliteti metodologjik është forcë. Forca është kualitet

Emine Sadiku
Vepra e botuar me tematikë shkencore e Tomorr Plangaricës është shumë e gjerë për nga vëllimi, shumë e thellë për nga mendimi, shumë ndikuese nga emocioni. Në rastin e këtij shkrimi nuk do të merrem me mbarë veprën e botuar të Tomorrit (që e kam lexuar me shumë interes dhe përfitim), por do të përqe…

Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste

Viola Isufaj
Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfid…

Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised.

Hajri Shehu
Ligjërimi bisedor është gjuha e gjallë e përbashkët kombëtare. Vendi i tij është midis gjuhës standarde dhe dialekteve (të folmeve). Dhe kjo do të thotë, atëherë, që ai është gjithnjë nën ndikimin edhe të gjuhës standarde, edhe të ligjërimit dialektor-krahinor. Ndikon më shumë gjuha standarde apo li…

Mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë: vështirësitë dhe mundësitë – në shembullin e vendeve gjermanishtfolëse

Izer Maksuti
Gjuha nuk shërben vetëm si mjet komunikimi, por edhe si bartëse e traditave, vlerave dhe vetëdijes historike. Kujdesi për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë është i rëndësishëm për identitetin kulturor dhe bashkimin shoqëror të komuniteteve shqiptare në mbarë botën. Në një kohë të globalizimit dhe…