Articles Journals Publishers Subjects

213 results

Page 14 / 18

Një jetë në shkencë

Rami Memushaj
Më 30 gusht 2014, pas një lëngimi të gjatë, u nda nga jeta akademiku Shaban Demiraj, i fundmi i brezit të gjuhëtarëve që e ngritën gjuhësinë shqiptare në nivelin e gjuhësisë ballkanase. Ai lindi në Vlorë, më 1 janar 1920, në familjen e Sulejman Demirajt, i njohur si mulla Sulua, klerik mysliman, vep…

Seminari VIII ndërkombëtar i Albanologjisë “Kultura shqiptare – pjesë e pashkëputshme e kulturës evropiane”

Anila Kananaj
Në 25-26 shtator 2014 në Tetovë, Universiteti Shtetëror i Tetovës organizoi Seminarin VIII Ndërkombëtar të Albanologjisë “Kultura shqiptare – pjesë e pashkëputshme e kulturës evropiane”. Në të morën pjesë studiues dhe shkencëtarë të njohur e të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania etj. …

Besim Bokshi

Kolec Topalli
Më datën 16 gusht 2014 ndërroi jetë njëri nga albanologët më të shquar të ditëve tona, prof. Besim Bokshi, anëtar i dy akademive shqiptare, në Kosovë e Shqipëri, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i shumë veprave shkencore e letrare, njëri nga aktivistët më të spikatur për lirinë e K…

Letërsia arbëreshe në një këndvështrim të ri metodologjik - Matteo Mandalà, studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe, botuar nga Shb “Naimi”

Anila Omari
Matteo Mandalà është sot ndër majat e albanologëve italianë dhe një figurë përfaqësuese për shkencën filologjike shqiptare. Formimi i tij në radhë të parë gjuhësor e filologjik (të kujtojmë që filologët më të shquar shqiptarë kanë qenë edhe gjuhëtarët më të shquar, si Çabej, Demiraj, Riza etj.), i n…

Vilma Proko - Jazexhiu, Leksiku terminologjik i agronomisë në gjuhën shqipe, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2012, 178 faqe

Hajri Shehu
Agronomia, si degë e bujqësisë lidhet drejtpërdrejt me fusha e disiplina të vetat, sidomos me pedologjinë, fitotekninë, agrokiminë, makinat bujqësore, pemëtarinë, perimtarinë, lulëtarinë, mbrojtjen e bimëve, pylltarinë etj. Ajo lidhet afras me botanikën, zoologjinë etj. Tërthorazi, lidhet me shkenca…