Gjatë mesit të shekullit XIX, hekurudhat u bënë gjithnjë e më shumë një nga alternativat jetike për integrimin e shteteve kombëtare, perandorive shumëkombëshe dhe kolonive në të gjithë botën. Ato shërbyen si një mjet strategjik për zhvillimin e zonave deri në atë kohë të prapambetu…
Rëndësia e këtij punimi qëndron në periodizimin historiografik të politikës së jashtme amerikane dhe të rolit të saj vendimtar në çështjen e Kosovës duke ndriçuar ndikimin e kësaj politike në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ky studim argumenton se angazhim…
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë qasjet institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente, si dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve të përcaktuara me udhëzim administrativ (UA nr.14/2019) për këtë katego…
Punimi tenton të sjellë në pah përpjekjet e vazhdueshme të intelektualëve shqiptarë për sigurimin e të drejtave elementare në radhë të parë. Përpjekjet nuk përfshinin vetëm të drejtat bazë, por edhe të drejtat politike dhe demokratike të shqiptarëve, brenda kuadrit juridik …
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me…
Si në gjithë Kosovën edhe në Komunën e Drenasit (Gllogocit) organizohen protesta dhe pas këtyre protestave fillojnë arrestimet dhe dënimet, qoftë individuale, qoftë grupore. Arrestimet përfshijnë pa përjashtim, mësues, studentë, mjekë, elektricistë, kimistë dhe tregtarë. Duke u baz…
Ky hulumtim krahason ndikimin e Mësimit Bazuar në Projekte (MBP) në motivimin dhe mësimnxënien e nxënësve të klasave të katërta dhe të pesta. Qëllimi final është identifikimi i metodave të përshtatshme të MBP dhe ndikimi i tyre në përmirësimin e rezultateve akademike të nxënësve. Hulumtimi zhvillohe…
Gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë u ndërtuan një numër i madh i objekteve arkitektonike të karakterit fetar, publik dhe privat. Studimi “Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë” shqyrton historikun e ndërhyrjeve si restauruese ashtu dh…
Kazerma “Jusuf Gërvalla”, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e themeluar në vitin 1998 në Prapaqan, në Komunën e Deçanit, ka luajtur rol të rëndësishëm në sensibilizimin, organizimin dhe përgatitjen e ushtarëve të UÇK-së. Kazerma është emërtuar me këtë emër për nder të heroit të Koso…
Tranicioni nga kopshti në klasën e parë është një fazë kyçe në procesin e zhvillimit të fëmijëve, e cila kërkon përgatitje të gjithanshme për t’u mundësuar një përshtatje të suksesshme në mjedisin e ri shkollor. Mbështetja në zhvillimin fizik, intelektual dhe emocional, të fëmijëve në moshën parashk…
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyr…
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të nxënësve, nxit kreativitetin, ndërton vlerat, forcon ndjenjën e komunitetit dhe lidhjen me shk…