×

1,685 results for "N C"

Page 122 / 141

Veçori arkaike gjuhësore në të folmen e qytetit të Gjirokastrës krahasuar me gegërishten e Mesharit të Gjon Buzukut

Mimoza Karagjozi
Të folmet e veçanta ruajnë edhe sot tipare arkaike, të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm të dhënash për historinë e gjuhës shqipe. Në këtë artikull do të paraqesim disa prej këtyre veçorive të ruajtura në të folmen e sotme të qytetit të Gjirokastrës, të cilat i kemi vërejtur edhe në gegërishte…

Fjalia e varur kryefjalore sipas Spiro Floqit

Rozana Rushiti
Në këtë shkrim do të përpiqemi të bëjmë disa vlerësime në lidhje me trajtimin që i ka bërë Spiro Floqi periudhës me fjali të varur kryefjalore në punimin “Periudha me fjali të varur kryefjalore në shqipen e sotme”, të cilin e ka paraqitur në dy numra të revistës “Studime filologjike” të vitit 1965. …

Motivi i krijimit të rruzullimit: prej Pjetër Bogdanit e Nicolò Chetta-s tek Pjetër Zarishi e atë Gjergj Fishta

Shaban Sinani
Pjetër Zarishi, një poet i hershmërisë së Rilindjes, po aq sa dhe i përmbylljes së letërsisë humaniste-kishtare të autorëve të Veriut1, së bashku me Ndue Bytyçin e Kosovës dhe Leonardo de Martinon2, pa përjashtuar Engjëll Radojën; poet dhe klerik njëherësh, për një periudhë të gjatë, më se gjysmëshe…

Spiro Floqi për valencën e foljeve

Thoma Dhima
Spiro Floqi është një gjuhëtar i shquar shqiptar me një kontribut të spikatur në fushën e sintaksës së shqipes. Studimet sintaksore në gjuhësinë shqiptare në vitet 50-70 të shekullit të kaluar ishin ende në fillimet e veta. Floqi, jo vetëm që shquhet si një pionier në studimet sintaksore, por me pun…

Bahri Beci & Merita Bruci, Albanisch lernen in kurzer zeit. Albanisch für ausländer-lehrbuch (të mësojmë shpejt gjuhën shqipe. Metodë për mësimin e gjuhës shqipe nga të huajt), Edfa, Tirana, 2011

Ina Arapi
Kohët e fundit kanë dalë disa metoda të reja për mësimin e gjuhës shqipe. Është një reagim i natyrshëm ndaj kërkesës gjithmonë në rritje nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit për përvetësimin dhe përmirësimin e aftësive shprehëse në këtë gjuhë. Metoda e fundit nga Beci dhe Bruci të t…