Articles Journals Publishers Subjects

415 results

Page 12 / 35

Udhëtimi i një historie përmes këngës: rasti i këngës “Çanakalaja” për betejën e Dardaneleve

Leontina Gega-Musa
Kënga popullore si krijim poetik gojor ndodh që të përmbajë një kujtesë historike për të kaluarën dhe një përvojë jetësore të individit. Mu për këtë arsye ky punim ka për qëllim të trajtojë një këngë të tillë, e cila përmban në rrëfimin e saj emocionin, fatin dhe frikën që ka luftëtari në përballje …

Lojërat e kënduara të fëmijëve – variantet që dalin si rezultat i forcës krijuese kreative të fëmijëve – vështrim krahasues

Albin Sadiku
Krijimtaria e fëmijëve është shumë e pasur dhe e llojllojshme. Te fëmijët, pothuajse i tërë aktiviteti fizik e mendor zhvillohet përmes lojës, në kuadër të së cilës interpretohet dhe prezantohet pjesa më e madhe e “krijim-tarisë së tyre”. Ndër krijimet më të spikatura që i hasim në aktivitetet e fëm…
OA Kosova SQ

Krijimtaria arkeologjike reprezentative gjatë prehistorisë dhe antikitetit në rajonin e Mitrovicës

Exhlale Salihu
Nga artefaktet prehistorike një vend me rëndësi e zënë figurinat (idolet) skulpturore të njohura të neolitit punuar në argjilë të pjekur (terakota), për të cilat kishte mjaft njohuri studiuesja e njohur e mitologjisë dhe autorja e shumë monografive të këtij profili, profesoresha e arkeologjisë evrop…
OA Univers SQ

Çamëria, një trevë që kërkon zgjidhjen e të drejtave të saj

Namik Selmani
Në historinë e trojeve etnike shqiptare rrallë mund të gjesh një çështje kaq madhore si ajo e Çamërisë që, në 100 vitet e fundit, të ketë krijuar një problematikë kaq të rëndësishme për gjeopolitikën shqiptare, greke, ballkanike, madje edhe evropiane. Ajo përbën akoma një ngërç të fortë diplomatik, …
OA Univers SQ

Përshkrimi i udhëtimeve të Evlija Çelebiut nëpër Çamëri e Mollosi

Ibrahim D. Hoxha
Shehu helvetjan turk, Evlija Çelebiu qarkulloi tri herë nëpër tokën shqiptare, që asokohe ishte në përbërjen e Sulltanatit Osman dhe emërtohej Arnavutllùk: më 1660 nëpër pjesën e saj veriore, më 1662 nëpër të mesmen, ndërsa më 1670 nëpër jugun e saj. Kjo pjesë përbëhet nga Çamëria dhe Mollosia. Çamë…
OA Univers SQ

Vizione bashkëkohore në opusin letrar të veprave të Mehmet Akif Ersojit

Prof. Dr. Ali Pajaziti
Historia e njerëzimit njeh figura madhore që me pikëpamjet dhe vizionin e tyre kanë lënë gjurmë të thella në rrjedhat dhe zhvillimin shoqëror të një bashkësie, por edhe kolosë që kanë kapërcyer kufijtë e vijës gjeografiko-gjakore dhe janë shndërruar në trashëgimi të njerëzimit, në kolosë të racës nj…
OA Univers SQ

Vështrim mbi figurën, personalitetin dhe veprimtarinë e Aqif Pashë Elbasanit

Dr. Rudina Mita, Prof. Dr. Hysen Slinica
Për Aqif pashë Elbasanin (apo Biçakçiun(1 siç njihet jo rrallë herë në dokumente) si personalitet politik e historik, burrë shteti dhe si ndër figurat më në zë të lëvizjes kombëtare shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare në n…