Articles Journals Publishers Subjects

325 results

Page 11 / 28

Riformatimi i profesionit të gazetarit në periudhën e ndryshimit teknologjik të televizionit

Eno Popi
Në dy dekadat e fundit, mjedisi mediatik ka pësuar ndryshime drastike, që kanë ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të teknologjisë. Dita e një gazetari ka ndryshuar rrënjësisht. Veçanërisht dhjetë vitet e fundit janë shfaqur mjete dhe praktika të reja, që u diktojnë gazetarëve praktika të reja në punën…
OA Univers SQ

Huazimet sllave jugore në gjuhën shqipe dhe ato shqipe në gjuhët sllave

Prof. Dr. Hasan Çipuri
Ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik pati pasojat e saj për popujt e kësaj treve. Në radhe të parë pati pasoja të mëdha politike dhe kulturore për vet sllavët, sepse ata përveç se u përzien me popullsitë autoktone ilire-Romakne, u futën përgjithmonë edhe në sferën e kulturës së kishës bizantin…
OA Univers SQ

Vështrim mbi figurën, personalitetin dhe veprimtarinë e Aqif Pashë Elbasanit

Dr. Rudina Mita, Prof. Dr. Hysen Slinica
Për Aqif pashë Elbasanin (apo Biçakçiun(1 siç njihet jo rrallë herë në dokumente) si personalitet politik e historik, burrë shteti dhe si ndër figurat më në zë të lëvizjes kombëtare shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare në n…
OA Univers SQ

Bashkëjetesa e dy dialekteve të shqipes në shtypin Shqiptar gjatë Pavarësisë

Ma. Besnik Rama
Kushtet historiko-shoqërore të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX i hapën shtrat edhe lulëzimit të shtypit shqiptar, kryesisht si pjesë e veprimtarisë atdhetare, por dhe kulturore, të shoqërive e shoqatave brenda e jashtë vendit. Siç shkruan Kostë Çekrezi, në kohën e turqve të rinj “Gazeta dhe…
OA Univers SQ

Ligji Osman ndër shqiptarët e mesjetës së vonë

Dritan Egro
Për të njohur një formacion politik dhe më pas për ta analizuar atë, në mënyrë të pashmangshme, atij duhet t’i njohësh ligjin, t’i analizosh mekanizmin që e ngriti dhe e administroi; me fjalë të tjera, duhet njohur si produkt juridik që ka dalë nga kancelaria e tij, i cili në të gjitha rastet rezult…
OA Univers SQ

Raporti ndërmjet filozofisë dhe teologjisë në Islam konsiderata të përgjithshme

Prof. Dr. Gjergj Sinani
Për të kuptuar mendimin metafizik dhe teologjik të mendimtarëve humanistë islamikë, duhet të ndalemë në dy terma: falsafa dhe kalam. Falsafa (filozofia) ka qenë një lëvizje intelektuale në Islam, e cila solli personalitete si al-Kindi, al-Farabi, Ibn Sina (Avicena) dhe Ibn Rushd (Averroes). Falsafën…