174 results

Page 10 / 15

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Harmonizimi i teksteve shkollore të matematikës (klasa e tretë) me Planin dhe Programin mësimor zyrtar

Lirije Bytyqi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Në këtë punim analizohen Plani dhe Programi mësimor i matematikës së klasës së tretë dhe teksti bazë Matematika 3, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” së bashku me Fletoren e punës dhe tekstet e tjera ndihmëse të matematikës. Analiza tregon se përmbajtja e teksteve shkollore të matematikës krye…

Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë

Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i kësaj analize është që t’i ofrojë Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe partnerëve që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, informata të përmbledhura për zhvillimet kryesore në fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniv…

Modelet kurrikulare të AP-së në disa vende evropiane dhe synimet për një model të avancuar të kurrikulare të Arsimit Profesional në Kosovë

Binak Gërguri, Sylejman Sylejmani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Nevoja për ndryshimet strukturore të Kurrikulit (planeve dhe programeve), ose reforma kurrikulare, rrjedh për shkak të ndryshimeve thelbësore në mjedisin arsimor (ndryshimet e kontekstit të gjerë shoqëror dhe/ose ndryshimeve të mëdha tekniko- teknologjike), apo për shkak të efikasitetit të pamjaftue…
OA Optime SQ

Dallimet gjuhësorë në ligjërimin mediatik para dhe pas tranzicionit në Shqipëri

Elona Limaj
Qëllimi i këtij studimi është të identifi kojë dhe të analizojë dallimet në ligjërimin mediatik para dhe pas viteve ´90-të, duke u bazuar në artikujt e gazetave shqiptare në kohë të ndryshme. Është zgjedhur si objekt studimi gjuha e gazetave, pasi gjuha e medias ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e gju…
OA Optime SQ

Ndërlidhja midis patologjive orale dhe sëmundjeve sistemike

Erda Qorri, Artan Mesi, Aida Ymeri, Rezart Qorri
Shumë sëmundje sistemime, siç janë diabeti, artriti, osteoporoza, AIDS, si dhe terapitë për sëmundjet sistemike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, mund të komprometojnë indet e buta të kavitetit oral. Si pasojë, në kavitetin oral shfaqen lezione të ndryshme patologjike, të cilat mund të je…
OA Optime SQ

Analiza kimike e vajit esencial për helichrysum italicum nga veriu i Shqipërisë

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aurora Napuce et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë të dhënat kimike për karakterizimin kimik të vajit esencial të bimës të llojit Helichrysum italicum nga verilindja e Shqipërisë. Bimët janë marrë në gusht 2014. Helichrysum italicum është një bimë e familjes të Asteraceaeteve. Ajo quhet ndonjëherë bimë “kerr…
OA Univers SQ

Analiza gjuhësore e veprës së Sami Frashërit “TaaŞŞuk-i tal’at ve fitnat”

Zakiye Cafce
Vepra e parë e Sami Frashërit[1] “Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat” (Dashuria e Talatit me Fitnetin)[2] njëherësh është romani i parë në letërsinë turke. Samiu këtë vepër e shkroi kur i kishte 21 vjet. Për herë të parë është botuar më 1872 në gjuhën turke-osmane. Fillimisht u botua në tri pjesë dhe lajmi…

Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve

Skënder Mekolli
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm. Nxënësi në përfundim të arsimit të detyrueshëm duhet të bëjë zgjedhje për të ardhmen e tij profesionale, duke marrë ven…

Analizë e teksteve shkollore të letërsisë në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Statovci-Shala · Pedagogic Institute of Kosovo
Qëllimi i këtij hulumtimit është të bëhet një analizë e teksteve aktuale shkollore të letërsisë, prej klasës së dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë, në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë. Metodat që janë përdorur në këtë hulumtim janë: metoda përshkruese, metoda komperative, e analizës së dokumenta…
OA Kosova SQ

Ledia Dushku: Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia (1912-1914), Tiranë: Kristalina-kh, 2012, 379 f.

Marenglen Verli
Monografia e Dr. Ledia Dushkut “Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia (1912-1914)”, ndonëse trajton një periudhë e tematikë jo pak të njohur e trajtuar nga historiografia deri më sot, na vjen si një befasi e këndshme me plot risi, detaje, argumente, analiza logjike e elegancë në p…
OA Kosova SQ

Një analizë kuantitative e viktimave të Prizrenit dhe rrethinës gjatë luftës së dytë botërore, sipas listës së viktimave të luftës, lëshuar nga Këshilli Ekzekutiv Federal i Jugosllavisë (Pjesa e dytë)

Mrika Limani
Në vazhdë të analizës së paraqitur paraprakisht, analiza e plotësuar është kryer duke u bazuar në fletushkat zyrtare të viktimave të Jugosllavisë të lëshuara nga Këshilli Ekzekutiv Federal i Jugosllavisë. Si pasojë, fletushkat për rrethinën e Prizrenit përmbajnë të dhënat mbi viktimat që kanë qenë q…