Articles Journals Publishers Subjects
×

236 results for "reason"

Page 10 / 20
OA Univers SQ

Përgjegjësia nga perspektiva e teksteve hyjnore

Prof. Dr. Faredin Ebibi
Në strukturën e vetë përgjegjësia i tejkalon kufijtë e fushës së etikës për atë se nuk ndërlidhet vetëm me realizimin e detyrimeve por ka të bëjë edhe me llogaridhënie të botës së amshuar. Në këtë frymë duhet kuptuar bartja e çfarëdo lloj përgjegjësie dhe mbi bazën e këtij besimi duhet vepruar. Seci…

“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara

Laura Smaqi
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës p…

Shqipja letrare si koine mbidialektore

Emil Lafe
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rreth…

Kognicioni shpirtëror nëpërmjet artit dhe estetikës në kulturën materiale utilitare neo-eneolitike

Tomor Kastrati
Arti dhe estetika janë manifestim i ndjenjave që burojnë nga frymëzimi, i cili lidhet me çështje shpirtërore. Veçantitë e objekteve gjejnë shprehje në formë, motive dhe teknika të caktuara të realizimit. Në punim trajtohen aspekte të artit dhe estetikës të objekteve utilitare të një koleksioni speci…

Gjurmë të vendbanimit parahistorik dhe antik në zonën e Vojdullit

Berat Ademi
Në këtë punim trajtohet një vendbanim disa-shtresor i zbuluar së fundmi, gjurmët e të cilit përkojnë me epokën para-historike (bronz i hershëm, bronz i vonë dhe hekur i hershëm) dhe antike të vonë. Ky vendbanim, që ndodhet në zonën e Vojdullit, është mjaft i veçantë për shkak të lartësisë së madhe m…
OA Univers SQ

Mendime mbi librin “Hasan bej Prishtina - dokumente historike nga arkivat italiane”

Prof. Dr. Nevila Nika
Botimi më i fundit i studiuesit Bejtullah Destani i titulluar "Hasan bej Prishtina - Dokumente historike nga arkivat italiane" është një befasi i këndëshme për çdo adhurues të historisë. Ai sjell një përmbledhje mjaft interesante dokumentesh të zbuluara prej tij në arkivat italiane në lidhje me një …
OA Univers SQ

Botimi dhe përkthimi i librave e teksteve më të rëndësishme të sires në gjuhën shqipe

Prof. dr. Fahrush Rexhepi
Gjatë përhapjes dhe zhvillimit të kulturës islame ndër shqiptarët, ulemaja shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës fetare islame te shqiptarët. Ata, përveç aktiviteteve të ndryshme fetare, kontribut të veçantë kanë dhënë duke përkthyer fillimisht e pa…
OA Univers SQ

Raporti mes tekstit të shenjtë dhe atij laik në librat shkollorë të gjuhës arabe

Mersiha Čaušević
Një analizë e teksteve arabe të njëqind viteve të fundit ka treguar se libri shkollor i një grupi autorësh: Sikiriç, Pashiç dhe Hanxhiç ka mbetur në përdorim për një kohë mjaft të gjatë, aq sa gjuha në të cilën është shkruar gramatika, është e vjetruar. Në periudhën pas viteve 1990, mësimi në medres…
OA Univers SQ

Mendimi filozofik islam dhe zgjatjet e tij në konceptet postmoderne

Ramazan Fetahu
Mendimi filozofik islam e arriti konsolidimin, më pas edhe shtrirjen e tij në mendësinë perëndimore përmes qytetërimit andaluzian. Andaluzia ishte qendra e zhvillimit të mendimit teologjik, mistik dhe filozofik islam. Personaliteti më i rëndësishëm i kësaj periudhe padyshim se është mistiku i madh M…