Articles Journals Publishers Subjects
×

66 results for "Hungari"

Page 1 / 6
OA Kosova SQ

Beteja e II-të e Kosovës (1448) sipas Antonio Bonfinit

Etleva Lala
Ky studim ofron një perspektivë të re mbi Betejën e Dytë të Kosovës, duke ofruar përkthimin e parë të plotë në shqip të raportit origjinal latin të Antonio Bonfinit nga Rerum Hungaricum Decades. Narrativa bashkëkohore e Bonfinit, e përfunduar në vitin 1498, është një burim i vlefshëm i asaj kohe për…
OA Kosova SQ

Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë

Majlinda Peza Perriu, Kaceli-Demirlika Ilirjana
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora. Duke qenë dy personalitete kyçe …
OA Kosova SQ

Vështrim mbi ekspansionet osmane në Kosovë: nga Beteja e Parë (1389) deri në të Dytën (1448)

Agron Islami
Në kohën kur në fron erdhi sulltan Muradi i Parë (1362), Bizanti nuk ishte në gjendje tu kundërvihej zgjerimeve osmane në Rumeli (hapësira gjeografike e Ballkanit të sotëm). Në favor të vërsuljeve osmane drejtë perëndimit (Ballkanit) ishin edhe raportet e brishta politike mes Bizantit me hungarezët …

ARSIMI NË SHKODËR I SUBVENCIONUAR NGA PERANDORIA AUSTRO-HUNGAREZE GJATË PERIUDHËS 1908-1912

Marsel Nilaj
Revolucioni Xhonturk i vitit 1908 solli një riorientim të politikave osmane ndaj popujve jomyslimanë në Ballkan. Në këtë kontekst, Perandoria Austro-Hungareze intensifikoi ndikimin e saj në vilajetet shqiptare, veçanërisht në qytetin e Shkodrës, përmes mbështetjes së arsimit. Vjena përkrahu si shkol…
OA Univers SQ

Istvan Schutz - vijues dhe zhvillues i traditës albanologjike hungareze

Prof. Dr. Emil Lafe
Profesori hungarez István Schütz është një emër i njohur prej kohësh në fushën e studimeve albano-ballkanologjike moderne dhe është përfaqësuesi më i famshëm i albanologjisë në Hungari. Interesat e tij për gjuhën shqipe filluan që në vitin 1948, kur ai u caktua të mësonte hungarisht studentët e parë…

Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë

Elza Shipoli
Periudha e Perandorisë Osmane solli me vete ndryshime në shumë aspekte kulturore, sociale, juridike dhe ekonomike. Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për shumë qytete të Evropës në përgjithësi, duke përfshirë edhe Hungarinë në veçanti. Shumë shqiptarë zunë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane,…
OA Kosova SQ

Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin Shqiptaro-Malazez në Konferencën e Ambasadoreve në Londër.

Frashër Demaj
Qeveritë e Aleancës ballkanikë, në fund të dhjetorit 1912 dhe në fillim të janarit të vitit 1913 i paraqitën Konferencës pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet territoriale që duhej të bëheshin në Gadishullin Ballkanik. Në këto pikëpamje u paraqiten edhe pretendime pushtuese ndaj tokave shqiptare kryesish…
OA Kosova SQ

Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjës shqiptare sipas gazetës “La nazione Albanese”

Frashër Demaj
Aneksimi i Bosnjë dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria në tetor të vitit 1908 shtoi edhe më shumë interesimin e Serbisë dhe Malit të Zi për zgjerim nga Jugu1. Mali i Zi gjithë veprimtarinë politike e propagandistike e drejtonte nga Shqipëria Veriore e Rrafshi i Dukagjinit. Interesave malazeze nuk iu…
OA Kosova SQ

Refleksione në politikën e jashtme të shtetit Shqiptar pas vdekjes së Stalinit (1953-1961)

Hamit Kaba
Ardhja e Hrushovit në krye të Partisë Komuniste të BRSS-së, pas vdekjes së Stalinit, u shoqërua me ndryshime të rëndësishme, të cilat prekën në mënyrë të veçantë politikën e jashtme të shtetit sovjetik. Ato ishin ndryshime pozitive, në kontekstin e uljes së tensionit ndërkombëtar dhe përpjekjeve për…