Articles Journals Publishers Subjects

1,214 results

Page 9 / 102

Kulti i Aleksandrit në Mirditë sipas tregimeve të misionarëve Françeskanë të shek. XVII

Anila Omari
Autorja, duke u mbështetur në një material të gjetur në një arkiv të Venecies kohët e fundit nga prof. Lucia Nadin që përmban kujtimet e misionarit françeskan Cherubino da Trento nga qëndrimi në Shqipërinë e veriut, u përqendrua në kultin e Shën Aleksandrit në Malin e Oroshit në Mirditë, duke e iden…

Historia e letërsisë së shkruar shqipe në botime tematike me vështrim sistematizues (1950-1985)

Evalda Paci
Me vëmendjen që ka marrë sërish kohët e fundit çështja e ripërpilimit të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, rikthimi ndaj modeleve të mëhershme të realizimit të saj përbën një shtysë të fortë reflektimi mbi çështje të konsiderimit të dëshmive më të hershme shkrimore të shqipes, por dhe të mba…

Konferencë shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”

Evalda Paci
Më datën 15 maj 2023, në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua konferenca shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për arbëreshët dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë …

Diellina, një bimë Trako-Dake me emër Proto-Albanoid

Radu Crăciun
Termi trako-dak diellina, i cili i referohet emërtimit shqip “madërgonë, madërgonë e zezë (Hyoscyamus niger) dhe përmendet nga farmacisti grek Pedanius Dioskorides në listë ne tij të bimëve mjekësore, jo vetëm shfaq një lidhje të qartë etimologjike me fjalën shqipe diell, por shërben edhe si dëshmi …

L’editio princeps di “Kënëkëz pollithike” (Canto politico) di Francesco Antonio Santori

Oreste Parise, Merita Bruci
Kjo këngëzë politike (Kënëkëz pollithike) e Franqisk Anton Santorit vjen për herë të parë nën kujdesin tonë në versionin integral. Ky botim ndjek vazhdën e një fushate të rivlerësimit të prodhimit letrar të F. A. Santorit duke ia hequr pluhurin arkivor dhe duke e shpëtuar atë nga harresa. Vepra të p…

Marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Venecian nëpërmjet portit të Durrësit në kapërcyell të shekujve XVII - XVIII

Alvin Saraçi
Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Venecies në shekujt XVII-XVIII janë objekt studimi i historisë ekonomike për faktin se me anë të statistikave kuantitative të tre mallrave kryesorë: dyllit, lëkurëve dhe leshit, mund të përcaktohet fluksi i tregtisë që kalonte nga porti i Durrësit drejt …

Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare

Anila Omari
Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege. Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksema…