Ky studim është i dyti i radhës në triptikun tonë të studimeve mbi librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut si produkt tipografik. Këtu jemi përqendruar te shqyrtimi i katër fletëve-shqimëza që përmbyllin ekzemplarin e vetëm të librit të parë të botuar në gjuhën shqipe, siç e njohim der…
Teatri i Santorit në kuadër të atij kalabrez dhe napoletan 1. 2. Francescantonio Santori ka eskperimentuar disa gjini letrare duke u përpjekur me teknikën, fantazinë dhe përdorimin e mundësive leksikore dhe sintaksore të arbërishtes të sigurojë aftësinë shprehëse të domosdoshme për të formuluar ide,…
Shfaqje të humanizmit kristian në tekstet biblike të 'Mesharit' të Gjon Buzukut (III) Me këtë shkrim përmbyllin triptikun tonë të studimeve mbi formimin teologjik-intelektual të Gjon Buzukut si autori i librit të parë shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023a/2024; 2026a). Një synim i tillë, sado i gu…
Ky studim është pjesë e një projekti individual që po zhvillon dhe boton dora-dorës shkruesi i këtyre radhëve lidhur me ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut si libri i parë i botuar shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023, 2024, 2025, 2026a – në shtyp, 2026b – në shtyp). Këtu kemi marrë në analizë çështjen e nd…
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës…
Në përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të shqipes, po ashtu edhe të përjashtimeve nga rregullat, është marrë parasysh dendur ecuria e praktikës gjuhësore. Disa çështje për të cilat nuk ka pasur rregulla unike, janë njësuar më parë në praktikë dhe janë sanksionuar më pas në kodin e drejtshkrimi…
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. B…