Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,214 rezultate

Faqja 11 / 102

Konferencë shkencore “kontributi i Prof. Seit Mansakut në gjuhësinë shqiptare”

Anila Omari
Më 27 maj 2022 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASA-s në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës organizuan një konferencë kushtuar kontributit shkencor të prof. Seit Mansakut në 80-vjetorin e lindjes së tij. Në konferencë morën pjesë aktive një numër i madh kumtuesish, pro…

Përkthimet dhe parapëlqimet letrare e kulturore, si tregues i pozicionimit estetik-letrar dhe paratopisë krijuese të poetit Vilson Blloshmi

Tomorr Plangarica
Studimi synon të sjellë të dhëna dhe të bëjë interpretime për një rast tejet specifik në letrat shqipe, për një poet, krijimtaria e të cilit u vu në kontakt me lexuesin veçse shumë vite pas largimit nga jeta të autorit të tyre. Bëhet fjalë për Vilson Blloshmin (i pushkatuar kur ishte 29 vjeç (1948-1…

Gjuha shqipe standarde dhe fjalori kombëtar

Hajri Shehu
Ne kemi një gjuhë standarde dhe është përgjegjësi e Fjalorit tonë kombëtar të paraqesë këtë gjuhë standarde, që vjen nga parimi kryesor leksikografik: kodifikohet gjuha që përdoret realisht. Autori argumenton se Fjalorët kombëtarë të shqipes kanë ligjshmuar objektivisht atë që realisht ka gjuha e më…

Fjalëformimi në dritën e qasjeve dhe të prirjeve bashkëkohore

Adelina Çerpja
Në kuadrin e Ditëve të Albanologjisë, veprimtarive të përvitshme të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë organizoi më 17 dhjetor 2021 Konferencën shkencore ndërkombëtare “Fjalëformimi në dritën e qasjeve dhe të prirjeve bashkëkohore”, në të cilën, nëpërmjet pru…

Si të lexojmë veprën e Budit “Speculum confessionis”?*

Gunnar Svane, Anila Omari
Në përgjithësi, shqipja është një gjuhë pa bashkëtingëllore geminate1. Duke pasur parasysh këtë fakt është e habitshme të shohim mbushullimin e madh të bashkëtingëlloreve dyfishe në çdo faqe të librit të parë të Budit, Dottrina Christiana të vitit 1618. Nga një pikëpamje thjesht gjuhësore këto grafi…

Rreth ndihmesës së Nelo Drizarit në leksikografinë anglisht-shqip e shqip-anglisht

Valter Memisha
Në SHBA përmbi 100 e ca vjet jeton një komunitet shqiptar nga i cili kanë dalë figura të shquara, si F. Noli, F. Konica, K. Çekrezi, Q. Panariti, P. Prifti etj., që i kanë dhënë shumë kulturës sonë kombëtare. Midis tyre veçohet dhe Nelo Drizari (Zenel Hysen Sulaj) (1902-1976), i njohur si gazetar, s…

Kontributi i Joklit për etnogjenezën e shqiptarëve në një analizë kritike të veprës së Seliščevit

Anila Omari
Në fillim të shek. XX ndryshoi qasja ndaj autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre aktuale, e cila në shek. XIX nuk vihej në dyshim. Sidomos me studimet e romanistit e ballkanologut G. Weigand, midis gjuhëtarëve u përhap teza trake e prejardhjes së shqiptarëve, që nënkuptonte një imigrim nga troj…

Rreth veprës për një shqipe “të gjithakushme edhe të gjithakundme” & të tjera vepërza, përkujdesja e botimit dhe studimi krahasues nga Dhori Qiriazi

Anila Omari
Vepra e vëllimshme e përgatitur nga Dhori Qirjazi u kushtohet disa kontributeve minore të Kamardës, që kanë mbetur në hijen e veprave të tij madhore “Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (Livorno, 1864) dhe “Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (P…

Përtej aljamiados: Tekstet shqipe letrare të traditës islame me alfabet grek

Fatos Dibra
Në këtë punim do të prezantojmë disa rezultate të një pune ende në vijim mbi disa tekste të traditës islame, të shkruara me alfabet grek nga autorë bektashianë. Dukuria meriton një vëmendje specifike për shkak se përbën një shembull të pa marrë parasysh sa duhet (përveç përpjekjeve tona) në studimet…