1,214 results

Page 24 / 102

Franqisk Anton Santori, përrallëzat

Merita Bruci
Dorëshkrimi i fabulave të Santorit nuk përmban një datë hartimi. Studimi i alfabeteve të tij na mundëson të përcaktojmë si kohë të përafërt dhjetëvjeçarin 1860-1870. Bashkëkohës të Santorit janë marrë me shqipërimin e fabulave të Ezopit, La Fontenit apo autorëve të tjerë.

Konceptimi i tjetrit në tregimin “Një grek i vogël në shtëpi” (Një manual letrar për miqësinë njerëzore)

Mariglena Meminaj
Përgjithësisht është e njohur dhe e pranuar prirja disi izolacioniste e letërsisë sonë, sidomos e pjesës së pasluftës. Për shumë rrethana e kushtëzime historike, izolimi ndaj botës, të ndryshmit, tjetrit ka qenë herë kushtëzim fatal e herë kusht mbijetese në aspektin kulturor e identitar. Por, edhe …

Fjalori italisht-shqip i Luca Da Monte Giove

Luljeta Dushi
Fjalori italisht-shqip, në dorëshkrim, me autor fratin françeskan Luca da Monte Giove mban datën 1848. Njoftimet për qenien e këtij Fjalori i gjejmë, së pari, te shkrimi i historianit françeskan Atanaz Gegaj, i cili në një artikull të botuar në revistën “Hylli i dritës” sqaron se bashkëvëllai i tij,…

Erosi në prozën e Dritëro Agollit

Anila Mullahi
Erosi që paraqitet herë si fluiditet e herë si një veprim konkret nuk është shumë i pranishëm në letërsinë shqipe të pas vitit 1944. Shpesh, është konsideruar si temë tabu, madje, edhe e shtrembëruar deri si një “shfaqje e degjenerimit”. Tek Agolli dashuria do të shfaqet në të gjitha format e saj, d…

Norbert Boretzky, Der türkische Einfluss auf das Albanische. Teil 1. Phonologie und Morphologie der albanischen Turzismen. 1975, 273 f. Teil 2. Wörterbuch der albanischen Turzismen. 1976. 225 f. Otto Harrassowitz. Wiesbaden. Në serinë: “Albanische Forschungen, Band 12"

Xhevat Lloshi
Libri i Norbert Boretzky-t për turqizmat e shqipes është botuar në dy vëllime më 1975-1976. Tashti pas 40 vjetësh është dukshëm vonë për të bërë recensionin e tij, e njëkohësisht zhvlerësohen mundësitë e frytshme për dialog dhe për bashkëpunim. Megjithatë, ndonëse kanë kaluar disa dhjetëvjeçarë, nuk…