1,214 results

Page 19 / 102

Fjalori i gjuhës shqipe i Aleksandër Xhuvanit – hapat drejt botimit

Engjëllushe Karaj
Objekt i këtij punimi është Fjalori i gjuhës shqipe i Aleksandër Xhuvanit, i cili është fryt i punës shumëvjeçare të tij. Tashmë puna për përgatitjen për botim të fjalorit ka përfunduar, dhe ne dëshirojmë të paraqesim rezultatet e punës së përgatitjes për botim që kemi kryer. Siç dihet, autori s’pat…

Naimi dhe Rumiu, në kontekstin e pranisë kulturore Perso-Iraniane në traditën shqiptare

Shaban Sinani
Megjithëse gjatë shekullit XX e më pas historia e letërsisë shqipe është shkruar e rishkruar disa herë, nga studiues vendës e të huaj, nga individë e institucione, vlerësimi për Naim Frashërin ka mbetur gjithnjë i pandryshuar. Ai është cilësuar në njëjës poeti kombëtar, Dichter misionar, poeti-profe…

Variante të hershme doktrinare në një kontekst të historisë së letërsisë së shkruar shqipe

Evalda Paci
Periodizimi i historisë së letërsisë së shkruar shqipe iniciohet me të drejtë me marrjen parasysh të kontributeve që nuk përbëjnë vetëm dokumente shkrimore të shkëputura në pikëpamje përmbajtjeje dhe plotësie tekstore. Të tilla tekste janë parë me vëmendje nga kritikët dhe studiuesit e letërsisë së …

Pjetër Bogdani si regjistrues mbishkrimesh të vjetra: një relacion pak i njohur i vitit 1658

Anila Omari
Jeta dhe veprimtaria e Pjetër Bogdanit është dokumentuar në një numër të madh dokumentesh e materialesh arkivore, në pjesën më të madhe të botuara. Botuesit kryesorë të dokumenteve ku përfshihet historia e Shqipërisë e shekujve XVII-XVIII dhe mes tyre edhe dokumentet që lidhen me Pjetër Bogdanin jan…

“variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva”, tryezë e rrumbullakët, 13 Dhjetor 2017

Anila Kananaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë organizoi tryezën e rrumbullakët “Variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva”. Kjo tryezë shkencore u mbajt si një hap vijues mbas konferencës së vitit të kaluar “Variacioni sintaksor në të folmet dhe dialektet e shqipes” në rrugën drejt përga…

Rreth disa dukurive fonetike të së folmes së qytetit të Prizrenit me rrethinë

Muharrem Gashi
Dialektet dhe të folmet a ligjërimet vendore të shqipes, sidomos për sa lidhet me pasurinë leksikore dhe frazeologjike, natyrisht edhe të trajtave e ndërrimeve fonetike dhe të tipareve morfosintaksore të tyre në përgjithësi, bashkë me emrat e vendeve dhe të njerëzve, kanë qenë dhe vijojnë të jenë fu…

Dosja 806 dhe procesverbali 6/VII/56 në arkivin e IGJL dhe lidhja e saj me realizmin socialist

Arian Leka
Përveç teksteve që janë botuar në formë monografish, artikujsh të veçantë apo përmbledhjet e tyre në libra teorikë e doracakë si edhe sprovat për sistemimin e një Historie të Letërsisë shqipe (shqiptare), përveç referateve të publikuar në shtypin letrar e politik të kohës e përtej veprave autoriale,…