Articles Journals Publishers Subjects

450 results

Page 24 / 38
OA Optime SQ

Analiza kimike me kromatografi të gaztë për vajin esencial të rosmarinus officinalis nga zona e Tepelenës

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhënat e analizës kimike me kromatografi të gaztë për vajin esencial të bimës të llojit Rosmarinus Officinalis nga zona të Tepelenës. Rosmarinus Officinalis është një bimë e familjes të Lamiacea. Ka përhapje mjaft të gjerë në vendin tonë dhe thuajse në të gjithë Mesdhe…
OA Optime SQ

Përbërja e komponimeve terpenoike te vaji esencial i gjetheve të myrtus communis nga zona e Vlorës

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aurora Napuçe et al.
Myrtus communis është një bimë e familjes të Myrtacea. Ajo ka përhapje të gjerë në vendin tonë, sidomos në zonat bregdetare dhe në luginat e lumenjve. Ajo është bimë e florës sonë spontane dhe rritet thuajse në të gjithë Mesdheun. Ka përdorime të gjera në parfumeri, kozmetikë dhe në mjekësinë popull…
OA Optime SQ

Roli i komunikimit në e-learning: Katërkëndëshi didaktik

Lekë Pepkolaj, Genta Rexha
Mundësitë e ofruara nga e-learning janë dukuri gjithmonë e më të pranishme në kërkimin shkencor lidhur me nxënien në disiplina specifike, duke nxjerrë në pah aspekte të reja në procesin e mësimdhënies dhe nxënies. Dija varet nga komunikimi dhe është e lidhur ngushtë me proceset e paraqitjes dhe ndë…
OA Optime SQ

Analizat kimike të përbërjes alkoolike dhe përmbajtjes të polifenoleve te mostrat e birrës nga tregu Shqiptar

Ardit Shehi, Aurel Nuro, Bledar Murtaj, Dorina Shëngjergji et al.
Për të gjitha mostrat e birrës alkooli kryesor ishte etanoli. Në mostrat e birrës të prodhuara në vendin tonë vihet re prezenca e alkooleve me tri atome karbon. Këto alkoole ndikojnë në buketin e këtyre birrërave. Përmbajtjen më të madhe të polifenoleve e k.ishin gjithashtu birrat të cilat prodhohen…
OA Optime SQ

Aftёsia adaptuese e periodontit, shprehur nё relacione numerike tё gjerёsisё radiografike mesatare

Ilma Robo, Saimir Heta, Edlira Sadiku, Luan Mavriqi
Forcat qё janë brenda limitit tё kapacitetit durues, adaptues tё ligamentit periodontal shkaktojnë zgjerim tё ndjeshëm tё ligamentit periodontal, nё tё kundërt ndodh atrofia jofunksionale qё shoqёrohet me zvogëlim tё numrit dhe tё trashёsisё sё trabekulave kockore, me reduktim tё densitetit tё fibra…
OA Optime SQ

Paraqitjet dhe komunikimet në matematikë: Mundësitë që ofron moodle

Lekë Pepkolaj, Genta Rexha
Qëllimi i këtij punimi është të theksojë disa nga mundësitë e ofruara nga e-learning, në veçanti nga platforma informatike Moodle, që lidhen me paraqitjet dhe komunikimet në edukimin matematik. Në fillim diskutohen shkurtimisht lidhjet ndërmjet paraqitjes, komunikimit dhe edukimit matematik, duke u …
OA Optime SQ

Formimi akademik i studentëve nën ndikimin e sjelljeve të pandershme

Drilona Llangos
Formimi i përgjithshëm i njeriut fillon që në bankat e para të shkollës dhe vazhdon gjatë gjithë periudhës së studimeve. Evidentohet se vitet e studimit të shkollës së lartë janë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm që aktivizojnë sjelljet mashtruese. Ndër këta faktorë përmendim presionin shoqëror p…
OA Optime SQ

Oksisterolet: Një fushë intensive e kërkimit shkencor

Rilinda Klosi
Tashmë pranohet se oksisterolet, produkte të oksidimit të steroleve, luajnë rol themelor në rregullimin e proceseve të ndryshme biologjike, si dhe në zhvillimin e shumë patologjive. Vitet e fundit, kërkues të ndryshëm të fushave të kimisë, të biologjisë dhe mjekësisë janë përfshirë në studime të bas…
OA Optime SQ

Testet projektive grafike dhe zvillimi i kapacitetit grafik

Mariglena Gjoni
Objektivi i këtij studimi teorik është të paraqiten teknikat projektive grafike dhe zhvillimi i kapacitetit grafik te individi. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë të shkurtër ilustruese mbi teknikat projektive grafike dhe disa aspekte të dinamikave projektive që duhen pasur parasys…
OA Optime SQ

Analizat kimike të përbërjes alkoolike dhe përmbajtjes të polifenoleve në verërat e tregut Shqiptar

Ardit Shehi, Aurel Nuro, Bledar Murtaj, Dorina Shëngjergji et al.
Për të gjitha mostrat e verës alkooli kryesor ishte etanoli. Në mostrat e verës të prodhuar në mënyrë tradicionale vihet re prezencë më e lartë e alkooleve me tri dhe katër karbone. Këto alkoole ndikojnë dhe në buketin e këtyre verërave të cilat janë lehtësisht të dallueshme nga prodhimet industrial…
OA Optime SQ

Betonet refraktare, teknologji alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit

Fisnik Kadiu, Niko Naska
Qëllimi i këtij studimi është që të rekomandojë teknologjinë e betonit refraktar si një metodë alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit në vendin tonë. Nxjerrja e mineralit të kromit nga minierat shoqërohet nga viti në vit edhe me rritjen e sasisë së pluhurave me përmbajtj…